
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka shprehur bindjen e plotë se shteti të cilin ai e drejton, ka vendosmërinë e duhur për të mos mbetur më peng i asnjë vendi tjetër, sa i përket burimeve energjetike.
Këtë deklaratë, Scholz e lëshoi gjatë një vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ndër të tjera vizitoi edhe disa kantiere, të cilat përfshijnë projekte të furnizimit me gaz.
Sipas tij, ka pasur shumë progres vitet e fundit në sektorin energjetik gjerman, por sërish është e vështirë të mendohet se si superfuqia evropiane do të mund t’ia dalë pa ndihmën e palëve të dyta.
Momentalisht, varësia më e madhe gjermane është ajo ndaj gazit rus.
Mirëpo, me fillimin e luftës në Ukrainë dhe ashpërsimin e sanksioneve ndaj Kremlinit, erdhën edhe pasojat e para për Berlinit, duke qenë se gjigandi shtetëror rus, Gazprom, e ka ulur ndjeshëm furnizimin.
Një vendim tepër i guximshëm i Scholz, ishte ai i mbylljes përfundimtare të projektit Nord Stream 2, i cili do të sillte gaz në mënyrë direkte nga Rusia drejt Gjermanisë.
Projekti qe në fazën përfundimtare të tij, kur kancelari gjermani, i sapo ardhur në detyrë pas zgjedhjeve dhe i kushtëzuar nga një Rusi agresive në luftën e Ukrainës, shtypi butonin e kuq dhe e ndërpreu projektin.
Moska e ka kërkuar rifillimin e tij edhe në mënyrë direkte, por asnjë hap nuk është ndërmarrë nga Berlini. Madje, as një përgjigje nuk është dhënë për Rusinë.
Në këto kushte, e duhur sipas Scholz është që Evropa të nisë të mendojë për veten, me projekte të mëdha për energjinë e rinovueshme, të cilat do ta zgjidhnin faktikisht krizën.
Turp per Gjermanine, Italine dhe Francen qe nuk offrojne arme per Ukrainen! Edhe Greqia po dergon me shume. Kurvat e Evropes!