SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën

25 Qershor 2026, 10:05Bota TEMA
SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja e arritur me Iranin ka garantuar që Teherani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore, duke e cilësuar atë si një sukses historik.

“Ne nënshkruam një marrëveshje që arriti atë që asnjë president nuk e ka bërë më parë: Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”, tha Trump, duke shtuar se “Lindja e Mesme tani është më e sigurt”.

Ndërkohë, administrata amerikane i ka kërkuar Kongresit një paketë financiare prej 88 miliardë dollarësh, nga të cilat 80 miliardë dollarë janë destinuar për mbulimin e kostove të luftës në Iran dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me konfliktin që nisi më 28 shkurt.

Në të njëjtën kohë, Trump kritikoi ashpër disa prej aleatëve kryesorë të NATO-s, duke shprehur pakënaqësi ndaj Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

“Jam i zhgënjyer nga Italia, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca. Ata na braktisën. Do të kishte qenë mirë nëse do të kishin ofruar ndihmën e tyre. Një president tjetër nuk do të ishte takuar me Rutte”, deklaroi Trump.

 

3 Komente

  1. D
    Demokrati

    ik o zog gomarit

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Aleatet e juaj publikisht u larguan por indirekt jo te ndihmuan dhe te ndihmojn pa ndihmen e aleateve ti dhe Izraeli nuk do kishit filluar por ti je i dipllomuar per mashtrim ,po shpresoj qe Evropa te largohet sa ma shpejt nga Kanceri.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Biku

        Igor,I ke pire ilaçet o bole.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje