
Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell, bëri një paralajmërim të fortë të premten për vendosmërinë e bankës qendrore për të luftuar inflacionin me rritje më të mëdha të interesit. Ai tha se mund të shkaktojë dhimbje për amerikanët në formën e një ekonomie më të dobët dhe humbjen e vendeve të punës.
Mesazhi pati ndikim të madh në bursën Wall Street, duke e ulur me mbi 1 mijë pikë Mesataren Industriale në Dow Jones.
“Këto janë fatkeqësisht kostot e uljes së inflacionit”, tha zoti Powell në një fjalim të rëndësishëm në simpoziumin vjetor ekonomik të Rezervës Federale, në Jackson Hole. “Por, nëse nuk arrijmë të rikthejmë qëndrueshmërinë e çmimeve, kjo do të thotë dhimbje shumë më të madhe”.
Investitorët patën shpresuar se zoti Powell do të sinjalizonte se Rezerva Federale mund t’i zbuste rritjet e interesit në vazhdim të këtij viti, nëse inflacioni do të vazhdonte të jepte shenja zbutjeje të mëtejshme. Por, kreu i Rezervës Federale dha mesazhin se koha ndoshta nuk është aq e afërt dhe aksionet reaguan duke rënë.
Rritjet e shpejta të çmimeve kanë shkaktuar pesimizëm tek shumica e amerikanëve për ekonominë, megjithëse niveli i papunësisë ka rënë në 3.5%, niveli më i ulët ky në gjysmë shekulli. Rritja e çmimeve ka krijuar gjithashtu rreziqe politike në zgjedhjet e këtij nëntori për presidentin Joe Biden dhe ligjvënësit demokratë, ndërkohë që republikanët fajësojnë paketën financiare të shpëtimit prej 1.9 trilionë dollarësh të Presidentit Biden të miratuar vitin e kaluar, si shkaktare të inflacionit.
Inflacionin behet vete nga qeverite per te shkaterruar ekonomine e qytetareve dhe per te rritur fitimet e atyre qe e shkaktojne inflacionin. Rezerva Federale eshte nje organizate joqeveritare qe shtyp para. Shteti merr para borxh nga Rezerva Federale (30 tritlion deri me tani) dhe i paguan Rezerves Federale interes per borxhin qe merr. Kete borxh do t'a paguajne qytetaret, dhe kjo i ben qytetaret te varfer sepse qeveria i merr parate nga qytetaret per te paguar borxhin. Duke rritur banka qendrore perqindjen e interesit me miliona njerez qe kane marre borxhe nga banka duhet te paguajne dy deri ne tre fish perqindje interesi. Po ashtu taksimi rritet ne cdo gje qe blen ne dyqan. Kjo rrit edhe cmimet. Dhe eshte kjo qe shkakton inflacionin. Gjermania i tregoj botes para fillimit te luftes se dyte boterore qe nese nderpritet shtypja e parave dhe loja e perqindjes se interesit ekonomia fiksohet. Gjermania nga nje vend ku nje buke kushtonte 500 milion marka u kthye pas kesaj reforme ne vendin me te zhvilluar dhe me te pasur ne bote.
Inflacion do të thotë që të punosh dy herë më shumë dhe të paguash shumë herë më shumë. Ata që s'kanë ekonomi kursimesh, rruga tyre do jetë shkoll, punë, shtëpi.