Shefi i CIA-s e sheh Ukrainën si dështim të Putinit

9 Shtator 2022, 22:00Bota TEMA

Shefi i CIA-s e sheh Ukrainën si dështim të Putinit

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns thotë se ka gjasa që sulmi ndaj Ukrainës mund të shndërrohet në një nga gabimet më të rënda, që do të mbahen mend, për presidentin rus Vladimir Putin.

Deri tani është e vështirë të shihet rezultati i luftës, apo rezultatet Putinit, si diçka tjetër përveçse një dështimi”, tha zoti Burns, në një konferencë për sigurinë kibernetike, që u mbajt në Uashington të enjten.

"Rusia do të paguajë një çmim shumë të madh", tha zoti Burns. "Jo vetëm që u ekspozua dobësia e ushtrisë ruse, por lufta do të ketë dëme afatgjata për ekonominë ruse dhe për brezat e ardhshëm në Rusi".

Vlerësimi i hapur nuk është i pari që vjen nga një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan çka paralajmëron se lufta në Ukrainë do t’i kthehet Rusisë në bumerang.

Në qershor, drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se forcat tokësore ruse "janë degraduar deri në pikën, që do t'u duhen vite për t'u rikthyer atje ku ishte, në shumë aspekte".

Zonja Haines tha se humbjet që kishte pësuar Rusia mund ta bindin zotin Putin që të negocionte të paktën për një fund të përkohshëm të luftimeve.

Por presidenti rus duket se e ka ashpërsuar qëndrimin e tij ndaj Ukrainës.

"Nuk ishim ne ata që filluam operacionin ushtarak, ne po përpiqemi t'i japim fund", tha zoti Putin në një forum ekonomik në qytetin port të Vladivostokut të mërkurën, duke përsëritur qëndrimin e tij të hershëm se ai ishte i detyruar të dërgonte forca në Ukrainë për të mbrojtur rajonet separatiste të mbështetura nga Moska, që kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

"Në planin afatgjatë, do të ndihmojë në forcimin e vendit tonë si brenda ashtu edhe jashtë vendit", shtoi ai. Drejtori i CIA-s tha të enjten se ai pret që lufta në Ukrainë të provojë se zotin Putin e ka gabim.

"Putini ka vënë bast që do t’ia dalë të jetë më i fortë se ukrainasit, evropianët dhe amerikanët", tha zoti Burns. "Pikëpamja e tij ka qenë gjithmonë se ne (Perëndimi) kemi probleme me vëmendjen dhe do të shpërqendrohemi. Por Putini gabon, po aq sa gaboi thellësisht në supozimet e tij që nga shkurti i kaluar, në lidhje me vullnetin ukrainas për të rezistuar, apo dhe vullnetin e Perëndimit, të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë partnerëve tanë për të mbështetur ukrainasit”, shtoi ai.

4 Komente

  1. G
    Gole

    Ouuu! Paska kaluar edhe Putin me CIA? Nuk e mendoja..ë..dhe tani mësuesi po i vendos nota nxënësit të pazellshëm Vladimir Vladimiroviç..... Shko ore bythëpambuk!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Nje tjeter gabim qe po i del fatal Putinit eshte,nenvleresimi deri ne mos egzistence per syte e tij i presidentit ukrahinas Zelenski. Zelenski i doli nje nga kundershtaret me te forte ,inteligjente e me topet me gjigante qe Putin kishte pas perballe ndonjehere,aq sa ja neutraluzoi fill qe ditet e para te mesymjes ruse ne territoret ukrainste, gati te gjithe rrjetit te spiuneve e bashkepuntoreve ruse ne Ukrahine,me emerime,rrotacione e shkarkime te mjerezve te tij,e shtetrrethimet, ja preu lidhjet qe kishin me Kremlinin,e kjo u pa se sa te c'orientuara ishin trupat ruse ne ditet e para,sepse basoheshin shume tek ata.. Po te shifni dokumentarin e Oliver Stone mbi putin,ne nje nga pyetjet ne interviste eshte se a e aplikon edhe ne jete sportin e Judos,Putin e konfermoi qe po,vlersoj deri ne detajet me te imta te kundershtarit dhe sulmoj ne pikat e dobeta tha,si ne sportin e judos. Kesaj radhe dikush qe ne vend te detajeve te sakta mbi Zeleskin e Ukrainen,i dergoi perrallen e preferuar e ja prishi planet Putinit.

      Përgjigjjuni
      1. t
        taras bulba

        Pse meret me xhudo Putini ?? Eshte prferenca e tij ?? Apo i vene nje te ngordhur qe ta hedhi Putini pertoke dhe te dale ne media si fitimtar perhere ...kjo te kujton kur dilte Mehmet Sheu per gjah ose per peshkim ne Butrint andej nga fundi i viteve 70 , vinin pulumbaret me perpara se Mehmeti dhe zhyteshin ne liqen , ne nje vend ku kish mijra koca , sa hidhte grepat mehmeti e vinin ata kocen te grepi ...ja keshtu dhe Putini me xhudon ....ven nje dylber atje dhe e hedh Putini pertok ....dava komunistesh , jane te afte per cdo gje dhe gjithmon suksese ...vec tani me Ukrainen i ka punet pisk , kane per tja shkerdhyer ropt ukrainasit , eshte pune muti kur te hypen vetja ne qejf dhe kur beson se je i forte , dhe ne realitet je tiger prej letre ....

        Përgjigjjuni
        1. g
          ganiu

          Përveç krahasimit të keq, Mehmeti e tregoi në luftë sa i peshonin bolet, dhe nuk ka pas qejf peshkimin, vetëm derrat, për të tjerat ke të drejtë. Xhudisti, përveç dajakut që ka ngrënë si kalama, nuk ka treguar diku trimëri. Nuk ka luftuar askund. Ka çuar të tjerët si mish për top.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje