Shpërthen lufta Izrael-Hezbollah, qindra raketa nga të dyja anët e kufirit

25 Gusht 2024, 09:09Bota TEMA
Shpërthen lufta Izrael-Hezbollah, qindra raketa nga të dyja anët

Një luftë e madhe është gjithnjë e më pranë në Lindjen e Mesme, teksa Izraeli ka nisur një sulm ajror mbi objektivat e Hezbollahut në Liban, pasi shërbimet e inteligjencës vunë re një lëvizje të pazakontë raketash.

“Ky është një akt vetmbrojtjeje për të shmangur kërcënimet nga militantët. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po godasin objektivat e terrorit”, deklaroi zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.

Izraeli tha se civilët libanezë ishin paralajmëruar që të largoheshin nga zonat ku vepronte Hezbollahu, një grup mysliman shiit i mbështetur nga Irani.

Menjëherë, Hezbollah nisi një sulm në shkallë të gjerë me dronë mbi Izraelin, në përgjigje të vrasjes së muajit të kaluar të komandantit të lartë ushtarak të grupit.

Në të gjithë Izraelin verior sirenat paralajmëruese të raketave u dëgjuan të dielën herët. Nuk pati raportime për të lënduar.

Në një deklaratë, IDF tha se Hezbollahu ka lëshuar mbi 150 predha nga Libani drejt territorit izraelit.

Izraeli ka shkëmbyer zjarr me grupin militant me bazë në Liban që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar me Hamasin në Rripin e Gazës.

4 Komente

  1. S
    Sylvinjo

    Pastroni strehimet qe ka ndertuar Enveri, se do ju duhet te shpetoni kokat tuaja qe i keni bish fare

    Përgjigjjuni
    1. P
      Partizoni i vogël Velo,tifoz me gjermonët..

      @Sylvinho..,të lutem ç’janë këto alarme ‘të rreme’,,se ne sapo kena perfundu projektin e ‘parafunit’ për muze si gjithë simotrat,ç’ne me zëdhënësin ‘e intelgjencës’ ti,a nuk je ai trajneri i Dukës,që bo gjithmonë bllofin në bixhoz,apo dhe ti je ‘i infiltruar’ si ca turistë qi janë ‘dashuru’ me vendin tonë e dun me punu e jetu ktu dhe rrogën e marrin nga axhensitë e zbulimeve të huaja ‘qi na dun të mirën’ ..!!!!???? Mos na fut panik amon,se ne kjo na duhet,apo do me ‘trem’ pleqtë ,se vetëm ato kane njel në këtë vend dhe do me i dhon drejtim ene atyne qi t’hikin ka syte komët, se elbete o ‘dhi’ skema e sigurimeve dhe ske me çfar me i pagu..!?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Bane qelizem more ma zi se ne Gaza, kete vend qe i stregon keto terroristat e Hesbollahut. Nuk kuptojne gjuhe tjeter keto kafshe parahistorike.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deda

          Mos u mërzit Real , mban mënd ti në 200 vjetët e fundit , që , një vënd myslyman të ketë fituar ndonjë luftë ? Janë shekuj mbrapa botës perëndimore .

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje