Shtëpia e Bardhë e pranon: Anija venezueliane u sulmua dy herë, por Hegseth nuk tha ''vritini të gjithë''

2 Dhjetor 2025, 21:30Bota TEMA
Shtëpia e Bardhë e pranon: Anija venezueliane u sulmua dy herë,

Shtëpia e Bardhë konfirmon pretendimet që kanë qarkulluar në media prej pak ditësh, sipas të cilave Pentagoni kishte urdhëruar një raund të dytë sulmesh kundër një anije të dyshuar me drogë venezueliane, pas goditjes fillestare.

Sulmi i dytë, që sipas Uashington post u urdhërua nga sekretari i Mbrojtjes Hegseth, pasi dy persona i mbijetuan sulmit ka nxitur zemërim në Kongresin amerikan dhe thirrje për llogaridhënie si nga demokratët ashtu edhe republikanët.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se Hegseth i kishte autorizuar vërtet sulmet por se nuk kishte dhënë urdhrin ‘’ për ti vrarë të gjithë’’ siç pretendoi Uashington Post.

Më shumë se 80 vetë janë vrarë në sulmet amerikane kundër anijeve me drogë në Karaibe që prej fillimit të shtatorit. 

2 Komente

  1. B
    Biku

    Ata donin te vrisnin femije Amerikane me droge dhe u vrane me bomba.Ka ardhur sherif I ri ne qytet o zhulsa komuniste.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Kush e vertetoi se ishin me droge? Apo ate e di une!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje