Do të kemi një vjeshtë të nxehtë debati në Gjermani për shkak të reformimit të thellë të shtetit social? Deklarata e kancelarit mbi shtetin social gjerman sjell reagime.
I dëshiruar! I lakmuar! I kritikuar! Shteti social gjerman, kaq i mirënjohur, nuk i ka punët mirë: Qoftë sigurimi shndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë. Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e shtetit social. Koalicioni qeveritar CDU/CSU-SPD me ardhjen në pushtet premtoi reforma gjithëpërfshirëse të shtetit social dhe modernizimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore të Gjermanisë. Por ka mosmarrëveshje se si të arrihet kjo.
Apel i kancelarit Merz
Një deklaratë e fundit e kancelarit gjerman, Friedrich Merz të le të kuptosh, se muajt e ardhshëm në Gjermani do të ketë debate të forta si brenda koalicionit ashtu edhe në shoqërinë gjermane në lidhje me këto reforma. Ku do të ketë reformim, shkurtime dhe sa të forta do të jenë ato? “Shteti social siç e kemi sot nuk është më i financueshëm me atë që po arrijmë ekonomikisht.” u shpreh kancelari gjerman në një konferencë të partisë CDU të Saksonisë së Poshtme në Osnabrück në fundjavë (23.08.), duke theksuar nevojën për një riorganizim të politikave sociale. “Nuk do të lejoj veten të irritohem nga fjalë si shkurtime sociale, qërim i fortë dhe gjërat e tjera që lidhen me to”, tha Merz, që iu drejtua partnerit socialdemokrat. “Por apeli u drejtohet të gjithëve ne: Le të tregojmë së bashku se ndryshimi është i mundur, se reformat janë të mundshme.”
SPD nuk përjashton rritjen e tatimeve
Reagimi i Kancelarit Merz erdhi pas propozimit nga SPD-ja për rritjen e tatimeve. Zëvendëskancelari Lars Klingbeil nga socialdemokratët kishte deklaruar më parë se nuk do të përjashtonte taksa më të larta për ata që kanë të ardhura të larta dhe të pasurit. “Asnjë opsion nuk hiqet nga tavolina”, ishte shprehur kryetari i SPD-së për televizionin ZDF. Klingbeil si ministër i Financave duhet të mbushë boshllëqet prej miliarda dollarësh për buxhetet e ardhshme federale.
Më shumë Helmut Kohl: SPD i kujton CDU kohën e viteve 90-të
Socialdemokrati Lars Klingbeil i mbështet reformat, por paralajmëron nga padrejtësia sociale. “Ne kemi nevojë për reforma strukturore për të mbajtur kontributet sociale të qëndrueshme në planin afatgjatë”, tha Klingbeil për grupin mediatik Funke. Sipas ministrit gjerman të Financave të gjitha reformat duhet t’i përmbahen parimit : “Ne mbetemi një vend që ndihmon njerëzit që kanë nevojë, që sëmuren dhe kanë nevojë për ndihmë.”
Kryeministri i landit Renani-Pfalc (Rheinland Pfalz) Alexander Schweitzer, po ashtu socialdemokrat, e shikon zgjidhjen tek maksimalizimi i tatimit për super të pasurit. Schweitzer i kujtoi CDU kohën e kancelarit, Helmu Kohl, duke thënë se kjo parti duhet të “guxojë të jetë më shumë si Helmut Kohl”. Në mesin e viteve 1990, norma maksimale e taksave ishte 56 përqind, dhe kishte edhe një taksë mbi pasurinë. “Askush nuk kishte përshtypjen atëherë se socializmi mbretëronte në Gjermani. I shërben demokracisë t’i mbajë përgjegjës ata që janë aq të pasur sa nuk do të jenë kurrë më në telashe”, tha Schweitzer për Tagesspiegel.
CDU përjashton rritjen e tatimeve
Rritja e tatimeve përjashtohet nga CDU, partnerja më e madhe e koalicionit qeverisës gjerman. Kancelari Merz e përjashtoi çdo barrë shtesë mbi bizneset e vogla dhe të mesme. “Me këtë qeveri federale nën udhëheqjen time, nuk do të ketë rritje të taksës mbi të ardhurat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Gjermani”, tha Merz, edhe pse ka disa brenda SPD-së që “kënaqen të diskutojnë rritjen e taksave”. Kancelari shprehu kritika për punën e deritanishme të qeverisë së koalicionit me socialdemokratët. “Nuk jam i kënaqur me atë që kemi arritur deri më tani. Na duhet më shumë”, tha ai megjithëse vuri në dukje se ishte nisur një politikë e re për migracionin dhe ishin dhënë impulse për një kthesë ekonomike. Merz dëshiron një SPD më “kritike ndaj migracionit dhe më miqësore ndaj industrisë”.
“Vjeshtë e mizorive sociale”?
Kancelari Merz mori mbështetje pas deklaratës mbi problemet e shtetit social nga Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann. Politikani i CDU bëri thirrje për një “ndryshim paradigme” në lidhje me ndihmën për qytetarin (Bürgergeld): Gjermania është me shpatulla pas murit “sepse shteti social është bërë i papërballueshëm”, i tha ai “Neue Osnabrücker Zeitung”.
Por edhe ideja Zëvendëskancelari i SPD, Klingbeil për rritje të tatimeve mbështetet nga SPD. Kreu i Juso-s, organizatë rinore socialdemokrate, Philipp Türmer, i shpalli shkurtimet sociale si vijën e kuqe për SPD-në. “Nëse ideja pas një vjeshte reformash është shkurtimi i shërbimeve sociale dhe i përfitimeve, mund të them pa mëdyshje: SPD nuk mund të lëvizë as edhe një centimetër në drejtim të tillë”, tha Türmer për “Stuttgarter Zeitung”.
Pas deklaratës së Merz reagoi edhe partia E Majta në opozitë: Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Heidi Reichinnek, paralajmëroi për një “vjeshtë mizorie sociale”. Aktualisht, po shohim, “se si të drejtat e punës dhe shteti i mirëqenies po sulmohen në një fushatë masive nga grupet e ekspertëve, shoqatat e punëdhënësve dhe të ashtuquajturit ekspertë”, tha Reichinnek për agjencinë e lajmeve AFP. CDU/CSU është “në krye të sulmeve”. Reichinnek bëri thirrje për një riaktivizim të taksës mbi pasurinë.
Puna ka filluar ndërkohë. Një komision i ri duke filluar nga shtatori do të propozojë reformim të përfitimeve sociale, të tilla si pagesa e qytetarit, pagesa e strehimit dhe shtesat për fëmijët. Komisioni Shtetëror Social, i emëruar nga ministrja e Punës, Bärbel Bas (SPD), pritet të paraqesë rezultatet deri në fund të vitit 2025./DW
Boll fituan supër të pasurit në kurriz të popullit. Të gjithë janë të barabart para ligjit, këtu fillon Demokracia. Vetëm atëher krizat financiare do t’mbeten një ëndërr e keqe, produkt i pangopësis të biznesmenëve e politikanëve që kan humbur njerzillëkun. E kjo ngase politiqenërit janë bërë aksioner me ta, apo ju pëlqejne lekët e pisët nën dor. Mjaft me pazare të pista që i sherbejn vec amoralitetit në kurriz të popullit.
Une kujtova se ronte Ce Guevara ….se pershkrimi yt revolucionar ne ate llogjike te con …do tua marim te pasurve dhe do tua japim popullit Jo ore jo , u hapi pune Putini ….parate qe do shpenzojne per armatim nuk do bien nga qielli por do presin sherbime sociale , nuk e shikon ?? Edhe SPD eshte ne nje vije te drejtperdrejte me CDU …kjo do te thote se e keqia eshte perballe Shpenzimet ne armatim do dalin nga diku …dhe nuk jene vetem ne Gjermani por ne mbare EU ne …ekonomikisht nuk shkojne mire punet …do presim
RS 3,i njëjti hajvan me pseudonim të ri!!"EU ne …ekonomikisht nuk shkojne mire punet …do presim"hajvanke të drejtë,por jo për këtë fjali që po të citoj!!koqe tërë kjo mirqënje europiane erdhi si rezultat dhe i "çarmatimit" europian!!shkurtimi i efektivëve ushtarak,i materialit ushtarak bëri që në europë të kishte më shumë para për tu përdorur për anën sociale!!tashti ka dy rrugë,o të zbathim brekët dhe të pranojmë carët e diktatorëve,o të përveshim mëngët e tua rrasim atyre në sumë!!kjo e dyta është më e mira!sepse në radhë të parë nuk e hamë ne dhe e dyta po jua vumë atyre në sumë nuk do të jemi të detyreuar të vazhdojmë e të harxhojmë për ushtri!!është e ditur gjithnjë se sa më i madh të jetë armatimi aq më pak ka për social,për jetën civile!!por kur je i rrezikuar,je i detyruar të mbrosh bythën!po nuk e mbrojte,nuk u armatose,të vjen tjetri!!dhe për çudinë e disa bijve të putinit,e të putanave,po të vuri tjetri në zap,nuk jeton më mirë,por jeton më keq!!ai që të vë shkelmin në fyt nuk ta bën që të të pasurojë por për të grabitur prodhimet e tua!!
Shko e jep ndihmen ne Ukraine o dylber lulishtesh , po nuk shkon se ste le bytha , i ben yzmetin sumatrices , je bere i peshtire , do cqyer bytha keq ty , sebje dava debili
uau,të është mërzitur majka??apo është bërë xheloz babi??o të qifsha robt,mos vallë ti je në rusi e unë duhet të jem patjetër para teje??o të qiftë derri robt,unë jam në krahun e duhur!në krahun e demokracisë që arrin deri në vijën e frontit me diktaturën!ti o bir kurve je në krahun e gabuar!shko në pidh të satëme me emrin putanëri!!e mo më rri këtu duke shijuar demokracinë e duke bërë propagandë për diktaturën!!