Shtëpia e Bardhë ka publikuar sot një foto bardh e zi, ku shihen Donald Trump, zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe Richard Grenell. Fotoja është shoqëruar me mbishkrimin “Power Duo” dhe një flamur amerikan.
Një mbishkrim i tillë në foto, duket se ka ngritur edhe pikëpyetje nga komentuesit e rrjeteve sociale, se kush janë dy personat që krijojnë dyshen e fuqishme në këtë imazh, që me siguri është fjala për Donald Trump dhe zëvëndësin e tij J.D Vance.
Në foto, Trump shihet i buzëqeshur, i veshur me një kapele dhe duke biseduar me Grenell e Vance, të cilët duken po ashtu të qeshur , duke dhënë përshtypjen e një takimi miqësor dhe një marrëdhënie të mirë mes tyre në Zyrën Ovale.
Shpërndarja e një fotoje të tillë vjen në kontekstin e zhvillimeve globale dhe përpjekjeve të administratës Trump për arritjen e një marrëveshjeje që i jep fund luftës në Ukrainë.
Gjatë dy javëve të fundit, Trump ka ndërmarrë një sërë përpjekjesh intensive për organizimin e një samiti trepalësh mes tij, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, si pjesë e nismës për paqe. Ai kërkon që fillimisht të mbahet një takim i drejtpërdrejtë Zelensky–Putin, përpara se të organizohet një samit më i madh.
Në një takim në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh i gatshëm të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të ngjashme me ato të NATO-s, por pa përfshirje të trupave amerikane në terren.
Më 23 gusht, Trump sinjalizoi një pauzë të përkohshme në përpjekjet për paqe, duke u shprehur i zhgënjyer nga mungesa e progresit. Ai tha se brenda “dy javësh” do të vendosë nëse do të vijojë me presion të mëtejshëm, përfshirë edhe sanksione, ose do të tërhiqet nga procesi.
Cfare mendon Putin per ket foto magjepese?
….me keta une tall hajdarin , keshtu thot me siguri 100%… keta nuk jane politikane qe ti mbledhin rypat Putinit . Keta jane qente e Putinit ……..ke degjuar te shkruaj ose ti drejtohet me nota te larta Putinit zv presidenti amerikan ashtu sic ju kundervu Zelenskit ne zyren ovale ?? Gjalle ne Bot ….Nese do ta dish , kur fitoj zgjedhjet Trump ne Shtete e Bashkuara Kremlini dhe zagaret qe e drejtojn u gezua pa mase , ishte feste ne Kremlin …., he si thua ? Rastesi eshte ?? Se besoj ….
Qenkan veshur te dy njesoj dhe me duar ne bel si cifti ideal...that's Amore!!!