Aeroplanët dhe tanket izraelite kanë vazhduar bombardimet në qytetin e Gazës, duke rritur tensionet dhe presionin mbi gati një milion palestinezë që jetojnë në këtë zonë.
Shpërthimet e pandërprera janë raportuar në pjesët veriore dhe lindore të qytetit, ndërsa ushtarët izraelitë kanë rikthyer gjithashtu sulmet ndaj ndërtesave në kampin e refugjatëve të Jabalias në veri.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 64 persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore izraelite. Numri total i të vrarëve që nga nisja e operacionit ushtarak izraelit ka arritur në 62,686, ndërsa mbi 157,000 janë plagosur.
Ky intensifikim vjen pas sulmit të 7 tetorit 2023, i cili u udhëhoq nga Hamas, duke shkaktuar vdekjen e rreth 1,200 izraelitëve dhe marrjen peng të 251 të tjerëve. Në reagim, ushtria izraelite nisi një operacion të gjerë për të mposhtur grupin ekstremist Hamas.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë thirrje për vazhdimin e operacionit, duke theksuar se lufta do të vazhdojë deri në fitoren ndaj Hamasit, pavarësisht kritika ndërkombëtare. Në kuadër të kësaj përpjekje, Izraeli ka thirrur rreth 60,000 rezervistë për t’u bashkuar me operacionin.
Rilindja e Gazes po afron.
Ashtu si rilindi Shqiperia pas largimit te kolonizatoreve turq!