VIDEO: Shpërthim në një dyqan për fëmijë në Moskë, një i vdekur dhe disa të plagosur

24 Gusht 2025, 15:05Bota TEMA
VIDEO: Shpërthim në një dyqan për fëmijë në

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në qendër të Moskës, pranë Sheshit Lubyanka, ku një bombol gazi e përdorur për të fryrë tullumbace shpërtheu brenda një dyqani për fëmijë.

Nga shpërthimi humbi jetën një person, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur, sipas shërbimeve të emergjencës ruse.

“Një bombol tullumbacesh shpërtheu në katin e tretë”, tha një burim për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, duke shtuar se nuk ka pasur dëme strukturore në ndërtesë.

Ngjarja ndodhi në Dyqanin Qendror të Fëmijëve, një nga qendrat më të mëdha tregtare të dedikuara ekskluzivisht për fëmijët, i vendosur ngjitur me ndërtesën e famshme të Lubyankës – ish-selia e KGB-së dhe sot zyra kryesore e shërbimit sekret FSB.

 

 

 

2 Komente

  1. y
    yp xhixhi

    E ka bere Ushria izraelite.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhelja Zelensky

      Nuk ishte bombul gazi, por dron i Ushtrise Clirimtare i Ukraines.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje