
Fitore pa bujë, mund të quhet ajo e të dielës, për partinë e Presidentit Emmanuel Macron që u rendit në krye në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare. “Republika në Marshim” doli e para me një diferencë të papërfillshme me 0.09% ndaj koalicionit të majtë të kryesuar nga Zhon Lyk Melonsho’.
Analistët politikë thonë se shumica qeverisëse rrezikohet me këtë konfigurim, pasi mbështetja në raundin e parë është disa herë më e ulët se ajo e zgjedhjeve të kaluara parlamentare. Koalicioni i majtë që përfshin socialistët e Miteranit dhe Holondit si dhe komunistët pritet të luajë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re. Për formimin e qeverisë nevojitët mbështetja e 289 deputetëve nga 577 vende që ka në total parlamenti.
Rritje kanë edhe nacionalistët e Marinë Le Penit, ndërsa reduktim të ndjeshëm të elektoratit kanë republikanët e ish-presidentëve Sarkozi e Zhak Shirak.
Vendimtar është balotazhi i së dielës së 19 Qershorit që do të zhvillohet thuajse në të gjitha zonat elektorale, ku shumica dërrmuese e rreth 6300 kandidatëve nuk siguroi mbi 50% që në raundin e parë. Shumica e përballjeve janë mes partisë së Presidentit dhe të majtëve.
Zhon Lyk Melonsho’ ? Na gajaset! Zhan Lyk Melanshon shqiperohet emri i tij ne gjuhen tone. Vetem nqs eshte tironc i vjeter dhe nga Zhan behet Zhon. Me llogjiken tuaj nuk duhet ti themi Zhane d’Ark ne shqip por Zhone d’ark. Dhe partia e Makron ne shqip quhet « Republika ne ecje » dhe jo ne marshim.
Mos u mer me cingla mingla por kupto thelbin .....nje fjale e urte popullore thote : nese gjate rruges meresh me qente qe lehin majtas djathtas , nuk shkon kurre atje ku dubet te shkosh ......
Vodhi dhe ky vota me makinacionet e ministrit te brendeshem .....pse vetem Salahu i PD -se do vjedh ?????? Kjo e para ,dhe e dyta .... Jo per gje , po te japin mesime demokracie dhe leksione te pafund se si te luftojme korupsionin , dhe se jemi vend i koruptuar ....dhe veten e tyre nuk e shikojne.....sigurisht qe nuk jemi ne te njejtin nivel , vec sot nuk ka shtepi pa nevojtore .....