Si boshti ruso-iranian po bën propagandë edhe në gjuhën shqipe

6 Mars 2026, 08:20Bota TEMA
Si boshti ruso-iranian po bën propagandë edhe në gjuhën

Bombardimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran kanë shërbyer si një katalizator për një fushatë të re dezinformimi në gjuhën shqipe nga media ruse, iraniane dhe nga ato që riprodhojnë qëndrimet e këtyre të fundit.

Një analizë e teksteve të publikuara së fundmi në rrjete të ndryshme tregon një shkrirje të narrativave të makinerisë shtetërore ruse, si rrjeti i dezinformimit “Pravda” në shqip apo ideologët e afërt me Kremlinin, dhe mediave të linjës iraniane që operojnë në gjuhën shqipe, si Gazeta Impakt apo Pars Shqip.

Të dyja këto rryma po përdorin të njëjtën gjuhë apokaliptike, duke pikturuar Perëndimin në tërësi, si edhe SHBA-në dhe Izraelin, si “Antikrishti” apo “Baali” (një emër i përdorur për djallin). Ato e lidhin luftën në Iran me ekspozimin e dosjeve të Jeffrey Epstein, një financier amerikan i dënuar për ngritjen e një rrjeti të trafikimit seksual të të miturave, i cili shfrytëzoi lidhjet me elitat globale për të fshehur krimet e tij.

Vdekja e tij në burg, kontaktet që ai kishte me një numër të madh personash me pushtet dhe mungesa e hetimeve të thelluara janë bërë një mjet i preferuar për makineritë e propagandës dhe teoritë konspirative që kërkojnë të godasin Perëndimin ose vlerat perëndimore.

Kjo valë propagande vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një fushatë masive dhe të koordinuar sulmesh ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt, me pretendimin se po godisnin infrastrukturën bërthamore, qendrat ushtarake dhe vetë udhëheqjen e lartë iraniane.

Nga sulmet raportohet se u vra edhe Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. SHBA-ja dhe Izraeli e justifikuan sulmin me dështimin e negociatave mbi programin bërthamor të Teheranit.

Sulmet u pasuan nga një kundërpërgjigje e menjëhershme dhe e gjerë nga ana e Teheranit, i cili lëshoi qindra raketa balistike dhe dronë – jo vetëm drejt Izraelit, por edhe drejt bazave ushtarake amerikane të vendosura në vendet fqinje arabe si Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti dhe Bahreini.

Në ditët e para të marsit, ky përshkallëzim i paprecedentë e ka zhytur Lindjen e Mesme në një luftë të hapur rajonale, me qindra viktima dhe hapësira ajrore të mbyllura.

“Kulti i Baalit” dhe apokalipsi

Tekstet e publikuara prej mesit të shkurtit dhe të intensifikuara pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit janë një përpjekje për ta zhvendosur konfliktin nga rrafshi politik në atë fetar.

Alexander Dugin, i njohur si arkitekti ideologjik i politikës së jashtme të Rusisë së Vladimir Putinit, në një shkrim të fundit e cilëson Perëndimin si “Qytetërimin e Baalit” – një referencë biblike për idhujtarinë dhe sakrificat njerëzore – dhe Iranin si rezistencën e fundit kundër djallit.

Ai paralajmëron se rënia e Iranit do t’i hapte rrugë shkatërrimit të Rusisë, duke bërë thirrje për një luftë të shenjtë dhe radikale. Shkrimi i Dugin, i cili në këtë tekst vendos shenja barazimi mes bombardimeve në Iran dhe atyre kundër regjimit të Slobodan Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë, u publikua në shqip nga Gazeta Impakt, një hapësirë e lidhur me Olsi Jazexhin, një historian i njohur për qëndrimet e tij pro Teheranit zyrtar dhe mbështetjen e qëndrimeve të Dugin.

Si për të kthyer favorin, Dugin në faqen e tij në Facebook ndau një postim të Jazexhit, në të cilin pretendohej në mënyrë të rreme se Irani kishte bombarduar zyrat e qeverisë së Izraelit dhe se fati i kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk dihej.

Faqet e lidhura me Dugin, Gazeta Impakt dhe Jazexhi kanë publikuar gjithashtu karikatura të ngjashme në të cilat bëhet thirrje për një aleancë të krishterë dhe myslimane kundër “zionizmit”. Karikatura përpiqet të pikturojë Perëndimin si djallëzor, ndërsa skandali i Epstein përdoret si fytyra përfaqësuese e Perëndimit apo Izraelit.

Një profil në X i faqes së radios së Iranit në Shqipëri ndau një mesazh të ngjashëm, duke këmbëngulur se bombardimi i një shkolle fillore vajzash në Minab më 28 shkurt (kur nisi edhe sulmi i SHBA-së ndaj Iranit), që raportohet se ka vrarë 175 nxënëse, ishte i qëllimtë dhe përbënte një “kurban” që SHBA-ja dhe Izraeli i bënin “Baalit”.

Autoritetet amerikane ende nuk kanë një qëndrim zyrtar mbi bombardimin e shkollës, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut kanë kërkuar hetim, duke e cilësuar atë një krim lufte.

Përdorimi i skandalit të Epstein

Të dy linjat e propagandës dhe dezinformimit – qoftë ajo ruse e përkthyer automatikisht në shqip nga rrjeti Pravda, qoftë ajo iraniane përmes mediave Pars dhe Gazeta Impakt – i lidhin bombardimet me skandalin Epstein.

Pravda, duke iu referuar kryesisht kanaleve afër Kremlinit në Telegram, këmbëngul se bombardimet janë një përpjekje e presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr vëmendjen nga lidhja e tij e pretenduar me Epstein.

Në këtë përpjekje, publikimet e Pravda tërheqin paralele me bombardimin e regjimit të Millosheviçit nga NATO në përpjekje për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, duke përsëritur një linjë të njohur propagande dhe lajmesh të rreme që i lidh bombardimet me skandalin e presidentit Bill Clinton dhe Monica Lewinsky.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 u mbështet nga komuniteti ndërkombëtar dhe erdhi si përgjigje ndaj një krize humanitare të dokumentuar, pas dëbimit masiv të qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova.

Në të njëjtën linjë me mediat ruse, edhe Gazeta Impakt e etiketon ushtrinë e SHBA-së si “ushtria e Epstein”.

“Çfarë do të ndodhte nëse ushtria e Epstein – e Trumpit – ka vrarë Khamenein?”, shkruhet në një artikull të publikuar më 1 mars, i cili e barazon Khamenein me Jezu Krishtin.

Lideri iranian, i cili raportohet se u vra nga bombardimet e Izraelit në një bunker në Teheran, cilësohet nga organizatat e të drejtave të njeriut si përgjegjës për vrasjen e mijëra iranianëve të pafajshëm. /Marrë nga Reporter.al. Titulli origjinal: “Boshti ruso-iranian i propagandës: Nga “Kulti i Baalit” te skandali Epstein”

14 Komente

  1. I
    I revoltuar

    Shkrimi shume informativ dhe demaskues,por me skanslozja eshte qe ky Olsi Jazexhiu,e ka te shkruar ne balle,po te njejtat gjera i shperfaq edhe ne tv kombetar top channel dje 5 mars si dhe ne mcn tv.A duhet me vepru?Them qe po,shteti me gjithe rreptesine qe lejon ligji.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zhvejku

      E njejta propagandë bënë dhe perendimi kundër shteteve që s'janë pro veprimeve të tyre, me këtë artikull s'na thatë asnjë gjë të re, thjeshtë kërkoni të bëni presion psikologjik mbi mendimin e njeriut të "lirë"! Mjer populli shqiptar qe po bie nga "diktatura komuniste" në atë fashiste! Demokracia është iluzion...!

      Përgjigjjuni
      1. c
        ca po thua

        Mjere ti o Zhvejk, qe barazon islamiket me perendimin! Gomar.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shvejku...

        Portokalliu pedofil perdor cdo gje qe ka ne dore edhe luftra per te hequr vemendjen nga dosjet Epstein kete e kane kuptuar edhe budallenjte e I Maga.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Popull i thjeshte.

          Qe kur nuk u lejohet njerezve te thjeshte qe ne rrjetet sociale te shprehin mendimet e tyre, qofshin te gabuara ose jo?. Apo cdo mendim qe bie ndesh me politiken e shtetit duhet bllokuar?. Nese kjo duhet bere, mendoj qe do ishte mire qe te behet 1 referendum . Sepse perndryshe une mendoj qe kjo eshte ndalim i mendimit te lire.

          Përgjigjjuni
          1. q
            qe te kuptosh o kokbosh

            Mendim i ndyre quhet.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sharlaranët fetarë injorantë

            Gëmjeshtra është nëna e gjuthë të këqijave. Aigurisht që broçkullat fetare janë burim të këqijash. Feja është shpikur për të mbajtur urtë të varfërit që mos të ngrihen kundër të pasurve, me premtimin se të vaefërit do jenë të parët që do hyjnë në parajsë. Ndërkohë klerikët fetarë pasurohen dhe jetojmë si pashallarë nëpër saraje. Tallje më të madhr nuk ka. Po themi tallje për moa ta qujtur përfitim përmes mashtrimit. Pse? Ai ka mundësi që të krishterët thonë që Jezusi ishte biri i Zotit kurse myslimanët nuk e pranojnë si të tillë? Ata thonë që Krishti ishte profet. Nëse ishte thjesht profet, si ka mundësi që Jezusi nuk u martua kurse profeti Muhanedi u martua me 13 gra nga ku njlra qe minorene? E vërteta a është një dhr vetëm një dhe njësoj për të gjithë? Pastaj, si mund të thojë Zoti (nëse do egzistonte) të kriahterëve tjetër gjë e myslimanlve tjetër gjë për të birin, apo qoftë edhe për një profet? Pse gratë myslimane duhet të mbulohen kurse të krishterat jo? E vëreta nuk është sioas qejfit. Plus që këta propagandueait thonë që Perëndimi, pra SHBA dhe Izraeli janë Antikrishti. Por çfarë quhet Antikrisht? Quhet kushdo që mohon Krishtin. Myslimanët e kanë bërë këtë. Pra me këtë logjikë, feja myslimane është Antikrishti. Skënderbeu që luftoi kundër hordhive dhe pushtimit osman (në aleancë me Vatikanin) i bie që mos të quhet Atleta Kristi por Antikrisht. Prandaj, e gjithë kjo tollovi lufte me prapavijë fetare, është thjesht luftë për pushtet. Një tufë sharlatanësh fetarë të veshur me pushtet, që shtypin popujt e tyre për të mbretëruar si liderë shpirtërorë religjiozë. Mjafton jepi fesë pushtet për të parë më pas që ata do bëjnë diktaturë fetare, prapambwtje, shpellarizma etj. Si psh fakti që në Iran ka pasur një ligj kur mjë grua apo burrë mumd të adpotonte një fëmijë, dhe më pas po të donte mund të martohej me fëmijën e adpotuar (nëse ishte 13 vjeç mos gaboj). Për këtë janë nhritur kundër organizatat e të drejttave të njeriut dhe mbrojtjes së fëmijëve. Në Shipëri asnjë s'flet për këto shpellarizma. Pse? Sepse feja është pjesë e pushtetit, e elitave, që e përdorin për të mbajtur urtë nën udut popullin. Feja bazohet në frikë dhe injorancë. Mjafton lexo Biblën lu thuhet se Adami dhe Eva s'duhet të hanin molën e dijes, pra sduhet të dinin diferencën mes të mirës dhe së keqes, pra duhet të ishin budallenj. Feja thotë zbaton urdhërat e Zotit, pra ato që thuhen në Bibël, se përndryshe do digjemi përjetësisht në Ferr. Pra i fusin frikën miletit. Si mundet dikush që quan veten Zot të djegë përjetësisht bijtë (krijesat) e veta në ferr në përjetësi? Broçkulla totale. Injoranvë dhe frikë.

            Përgjigjjuni
            1. ?
              ??!!

              Kurse ti je një sharlatan ateist, pse s'flet për ata politikanë pedofil të ditëvet tona, por broçkullite për një të shkuar qe sja ke haberin! Fol për luftën në s'e është e drejtë apo jo?! Fol për viktimat e seksit në s'e ke ndonjë mendim!

              Përgjigjjuni
            2. Z
              Zhelenski cifut

              Po pse vetem propaganda cifute do degjojme perjetesisht?

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rrofte Shqiptaria - Vdekje Islamit

                E VERTETA nuk quhet "propagande cifute" mor Halabak rrugesh!

                Përgjigjjuni
              2. D
                Dinjiteti

                Mos u merrnin me HASMIN tone kryesore qe eshte rusia,, Nuk do na vije KURR e mira NGA regjimet sllave qe kan 300vjet qe dun te na zhdukin si rrace,, O shqiptare TRU shpelare SA SHPEJT i harruat 1999,, KETIJ olsin dhe SHUM si ky duhet me e var ne mes te tiranes,,

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Miku i madh SHaBAni

                  Tamam sic flitej ne kohen e luftes kunder fese ne Shqiperi.Vetem SE atehere flitej SI per prifti dhe per Hoxhen Islamic. Por nje gje duhet evidentuar. Irani, eshte si eshte, rregjim islamiko diktatorial, vini emrin si te doni eshte ceshtje e popullit Iranian, me shumice islamiko dhe pak ice qe, te pakten ne Shqiperi ushqehet e modernizohet me paret e Cia-s. Irani nuk ka kercenuar ASNJE shtet tjeter qofte me arme konvencionale, qofte me Berthamore. Jane te tjeret qe e Kane sulmuar dhe Kane vrare. Kjo eshte e dyta goditje Brenda 6 muajsh. Vetem me nje goditje Jane vrare 150 vajza te mitura Ne nje shkolle. Dhe ASNJE nuk flet per kete krim terrorist. Autore I dini kush Jane, Trap dhe Netanjah. Te dy me pretendimet territoriale e koloni ale. Duan dhe shesin vehten si zoter TE globit. Trapi deklaron :do jeton I SI dua une. Po nuk me pelqen mua nuk mund te jeton I. Ka plot deklarimet e qendrim e terroriste e agresive prej tij. "pas iranit e ka rradhe kuba". Po me pas kush e ka? Dhe I vetmi qe ngre zerin eshte spanja, vend I Nato. ASNJE tjeter, vecse mbeshtesin"jo me ushtri, por me arme". Bota po shkon drejte luftes. Renia e Iranit do te sjell e, jo vetem zgjerimin e luftes Ne linden e mesme, por do te sjell e perseritjen e "diteve qe tronditen boten". Nuk jam me Rusine, por jam kunder luftes,qe merr jete njerezish,nderkohe qe femije e Trapit e Netanjahut, putinit e zelenskit trashin bythet, shtojne pasurise, sipas parullen "paqja vjen vetem me lufte" edhe se luften Jane Ata qe e nxisin dhe e shperthejne

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tarrasi

                    Shaban katunari, shiko grate me ferexhe qe ke ne shtepi, se mos ti rremben ai Miku i Madh...

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje