Si reaguan ndërkombëtarët ndaj kërcënimit të Putin-it për furnizimin me gaz?

31 Mars 2022, 00:00Bota TEMA

Si reaguan ndërkombëtarët ndaj kërcënimit të

Fill pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin, për shkurtimin  e furnizimit me gaz për vendet “jomiqësore” nëse ato nuk fillojnë të paguajnë për importet e gazit në rubla ruse ka ardhur dhe reagimi i shteteve perëndimore.

Kompanitë dhe qeveritë perëndimore i kanë hedhur poshtë kërkesat e Rusisë si shkelje të kontratave ekzistuese, të cilat përcaktohen në euro ose dollarë amerikanë.

Gjermania është klienti më i madh i Rusisë në BE.

Ministri i Ekonomisë i vendit, Robert Habeck, tha se “për ne është e rëndësishme të mos japim një sinjal se do të shantazhohemi nga Putin-i”.

Dhe ministri gjerman i financave, Christian Lindner, i bëri jehonë fjalëve të tij duke theksuar se është e qartë që nuk mund të ketë shantazh politik.

“Ne jemi të bindur që kontratat janë kontrata. Ato janë të bazuara në euro dhe kështu ne do të vazhdojmë të paguajmë për importin e energjisë në euro”, shtoi ai.

Franca gjithashtu këmbëngul se “kontratat janë kontrata”.

Në Mbretërinë e Bashkuar (MB), kryeministri Boris Johnson thotë se pagesa në rubla nuk është “diçka që do të shqyrtohet”.

Po ashtu, kompania holandeze e energjisë Eneco deklaron se ka një kontratë afatgjatë me Wingas, një degë gjermane e Gazprom-it rus, për dorëzim deri në vitin 2030.

“Eneco pret që kontrata e tij aktuale me Wingas në euro të respektohet”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, Putin njoftoi se ka firmosur një dekret ku shkruhet se blerësit e huaj, duke nisur nga e premtja e 1 prillit, duhet të paguajnë në rubla për gazin rus .

Pas vendosjes së sanksioneve të reja kundër Rusisë, Putin tha se “lufta ekonomike” kundër Rusisë në fakt filloi vite më parë.

Në përgjigje të lëvizjes së Rusisë për të detyruar blerësit e huaj të paguajnë në llogaritë e rublave për gazin rus, Gjermania ka thënë se nuk do të shantazhohet nga Putin-i.

Rusia tha se do të refuzojë të pranojë pagesa për furnizimet e gazit natyror në monedha të “kompromentuara”, duke përfshirë dollarin dhe euron, dhe do të kalojë në pagesat me rubla.

“Kam marr vendimin për të zbatuar brenda një kohe sa më të shkurtër paketën e masave për transferimin e pagesave. Do të fillojmë me këtë, për gazin tonë natyror, me të cilin furnizohen të ashtuquajturave shtete ‘jomiqësore’, me rubla ruse”, tha presidenti.

Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz për vendet e tjera në përputhje me vëllimet dhe çmimet e përcaktuara në kontratat e lidhura më herët, vuri në dukje Putin.

“Do të doja të theksoja se Rusia patjetër do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror në përputhje me vëllimet dhe çmimet e përcaktuara në kontratat e lidhura më herët”, shtoi kreu i shtetit.

Konsumatorët e huaj duhet të kenë mundësinë të bëjnë transaksionet e kërkuara pas konvertimit në rubla, tha udhëheqësi rus.

“I kërkoj qeverisë t’i japë një direktivë të përshtatshme Gazpromit për të bërë ndryshime në kontratat efektive. Në të njëjtën kohë, të gjithë konsumatorëve të huaj duhet t’u jepet mundësia për të kryer transaksionet e kërkuara”.

Lini një Përgjigje