SONDAZHI: Më shumë mbështetje për planin ekonomik të Trump se propozimet e Harris

15 Shtator 2024, 15:56Bota TEMA
SONDAZHI: Më shumë mbështetje për planin ekonomik të

Një numër më i madh i votuesve amerikanë mbështesin planet ekonomike dhe zgjidhjet tatimore të kandidatit republikan presidencial Donald Trump në krahasim me planet fiskale të rivales së tij demokrate Kamala Harris, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos të publikuar sot.

Ish-presidenti republikan dhe kundërshtarja e tij demokrate janë zotuar të vazhdojnë uljet e taksave nëse fitojnë zgjedhjet e 5 nëntorit dhe votuesit e shohin Trumpin si më shumë gjasa për të reduktuar borxhin prej 35 trilionë dollarësh, edhe pse parashikuesit e pavarur ekonomikë thonë se propozimet e tij do të kishin efektin e kundërt, shkruan Reuters.

Sondazhi zbuloi se 37 për qind e votuesve amerikanë mendojnë se Trump ka më shumë gjasa të fokusohet në uljen e borxhit publik, krahasuar me 30 për qind që mendojnë të njëjtën gjë për Harris.

Rreth 30 për qind e votuesve shprehën mendimin se asnjë kandidat presidencial nuk do të fokusohet te borxhi.

Gjatë debatit të së martës, Harris përmendi një paralajmërim nga Goldman Sachs se tarifat dhe politikat e tjera të Trump do të ngadalësojnë ekonominë, duke shtuar se shumë ekonomistë të pavarur besojnë se politikat e Trump do të rrisin borxhin kombëtar.

Disa analistë të shquar besojnë se propozimet e Trumpit për taksat i shtojnë të paktën 3 trilion dollarë deficitit federal gjatë një dekade, ndërsa propozimet e zëvendëspresidentit shtojnë më pak se 2 trilion dollarë ose mundësisht reduktojnë borxhin.

Mes votuesve të anketuar, 47 për qind thanë se Trump kishte më shumë gjasa t’i jepte përparësi nxitjes së një klime të mirë biznesi, krahasuar me 37 për qind që zgjodhën Harris.

4 Komente

  1. K
    Koz

    Ky eshte nje tjeter misinformim dhe manipulim, ne mos I qellemshem, i bere nga nje editor injorant dhe jo-profesjonal. Keto lloj videosh Jane Russian manipulation bots dhe nese nje gazete, gazetar apo botues shqiptar shperndan keto lloj informationesh false, nuk eshte thjesht pro-Trump por gjithashtu pro-Russian dhe anti-democracy. Te jesh pro-Russian ne keto momente do te thotë te jesh edhe anti-shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trump, never again.

      Koz-> E ku kuptojne trapistat keto qe thua ti. Ata pine klor se ju tha Trapi. Ti pret llogjike?

      Përgjigjjuni
    2. T
      Trump, never again.

      Piksepari, Trapi nuk shpalosi absolutisht asnje plan ekonomik, asnje fjale, pervec kundershtise ndaj planit te Harris. Nje idiot qe ka falimentuar 4 here bizneset e veta, nuk mund te beje ekonomi ne nje shtet pa e falimentuar edhe shtetin. Keto sondazhe, mund te jeni nga Texas, ku jetojne red necks por kjo nuk do te thote qe Amerika do votoje kete churdullin. Ohio nuk ka me kafshe shtepiake. I hengren emigrantet. Teksasi ka pire klor sic ju tha xhurdulli Trap.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vishja plot

        Tema, Nese nuk i jepni me qellim keto lajme te dyshimta, mire eshte te kontrolloni burimet e informacionit nga dy here dhe tre here

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje