Spanja mbyll hapësirën ajrore për operacione në luftën kundër Iranit

30 Mars 2026, 11:35Bota TEMA
Spanja mbyll hapësirën ajrore për operacione në luftën

Qeveria e Spanjës ka vendosur të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët që marrin pjesë në një operacion ushtarak kundër Iran, kryer nga SHBA dhe Izraeli.

Duke cituar burime ushtarake, raporti i publikuar nga El Pais, thekson se Madridi zyrtar jo vetëm që nuk po lejon përdorimin e bazave ajrore strategjike në Rota (Cádiz) dhe Morón de la Frontera (Sevilje), por gjithashtu ka refuzuar planet e fluturimit për avionët amerikanë të vendosur në vende të treta si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Operacioni ushtarak, i njohur si Epic Fury, ka shkaktuar reagime të forta politike në Evropë, ndërsa Spanja ka zgjedhur një qëndrim të prerë kundërshtues ndaj përfshirjes në të.

Kryeministri Pedro Sánchez e bëri të qartë pozicionin e qeverisë gjatë një fjalimi në parlament, duke e cilësuar ndërhyrjen si “luftë të paligjshme”.

Ai theksoi se të gjitha kërkesat që lidhen me operacionin janë refuzuar, përfshirë edhe ato për furnizimin me karburant të avionëve ushtarakë.

Sipas deklaratës së tij, autoritetet spanjolle kanë bllokuar çdo plan fluturimi që lidhet me veprime ushtarake në Iran, duke përfshirë edhe përdorimin e hapësirës ajrore për tranzit apo mbështetje logjistike.

3 Komente

  1. K
    Klimax

    Dhe shumë mirë po bënë. Sa më shumë ti përulesh portokalli karagjozit aq më shumë të shkel me këmbë. Problemi është që BE-ja duhet të ketë një zë të përbashkët dhe të mos të jetë i vetmi që thotë "jo" ndaj çdo shkelje të ligjshmërisë dhe të drejtës ndërkombëtare. Në të kundërt ndërhyrja në punët e brëndshme dhe agresiviteti për destalibilizimin e Spanjës nga ana e presidencës Trump mund të çojnë në një rikthim të ngjarjeve të hidhura historike të vitit 1936 në atë vend. Realiteti është se bota historikisht po përjeton pikërisht vitin 1936 e në vazhdim. Hitleri në të njëjtën kohë që i tregonte botës madhështinë e Gjermanisë në Lojnat Olimpike me pëllumbin e bardhë dhe kurorën e dafinës si simbole të paqes, në të njëjtën kohë përgatitej për luftën e madhe, ashtu si dhe Trump "paqësori" me propagandën e Kampionatit Botëror të Futbollit!!!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Igor

      Bravo Spanje e trguat veten qe e shihni te verteten dhe jo si keta frikacaket tjere nji her thua jo por mbas shpine e mbeshtetin keta njerez e meritojn titullin Fashistet e shekullit 21turp te thone jemi Demokrate ,

      Përgjigjjuni
      1. a
        a

        Bravo Spanja

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje