Synohet lehtësimi i tregun global dhe ulja e çmimeve, SHBA-të heqin disa sanksione ndaj naftës iraniane për 30 ditë

21 Mars 2026, 08:05Bota TEMA
Synohet lehtësimi i tregun global dhe ulja e çmimeve, SHBA-të

Qeveria amerikane po heq përkohësisht disa sanksione mbi naftën iraniane , duke lejuar shitjen e naftës iraniane që ka mbetur në det. Ky veprim synon të lehtësojë presionin mbi tregun global të energjisë dhe të ulë çmimet e naftës.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, tha se heqja e përkohshme e sanksioneve zgjat 30 ditë, vetëm për naftën iraniane që ndodhet tashmë në anije. Ai shpjegoi se ky veprim lejon shitjen e naftës që ishte “bllokuar” për shkak të barrierave të transportit detar.

“Duke hapur përkohësisht këtë furnizim ekzistues për botën, SHBA-të do të sjellin shpejt afërsisht 140 milionë fuçi naftë në tregjet globale, duke zgjeruar furnizimin global me energji dhe duke ndihmuar në lehtësimin e presioneve të përkohshme të furnizimit për shkak të Iranit”, tha ai.

1 Komente

  1. X
    XXXL

    Ha ha ha cfare lufte si lojra femijesh kukamshefti, ne muajin e Ramazanit lufte qe te denon edhe zoti dhe me pas pushim, pastaj perseri lufte, me pas pushim per te marre pak fryme e keshtu me rradhe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje