
Inteligjenca britanike ka deklaruar se trupat ruse në Ukrainë janë të demoralizuara, nuk kanë pajisje dhe refuzojnë të zbatojnë urdhrat.
Forcat ukrainase kanë filluar përpjekjet për të rimarrë disa zona të pushtuara nga trupat ruse, teksa Kremlini tha të martën se do të zvogëlonte operacionet rreth Kievit dhe qytetit verior të Chernihiv.
“Kemi parë ushtarët rusë, të paarmatosur dhe të demokralizuar, që refuzojnë të zbatojnë urdhrat, sabotojnë pajisjet e tyre, madje rrëzojnë aksidentalisht avionët e tyre”, tha kreu i agjencisë së inteligjencës kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar GCHQ, Jeremy Fleming në një fjalim në Universitetin Kombëtar Australian në Canberra.
Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të rifillojnë online më 1 prill, sipas negociatorit ukrainas David Arakhamia. Ai tha se Ukraina kishte propozuar që liderët e të dy vendeve të takoheshin, por Rusia refuzoi, duke thënë se duhej më shumë punë për një projekt-traktat.
Lini një Përgjigje