Trafikantët hedhin emigrantët pranë brigjeve spanjolle, humbin jetën 4 prej tyre

30 Nëntor 2023, 10:38Bota TEMA
Trafikantët hedhin emigrantët pranë brigjeve spanjolle, humbin

Një tjetër tragjedi me emigrantët që udhëtojnë me varka drejt vendeve të BE është regjistruar mëngjesin e së enjtes, këtë herë pranë brigjeve të Spanjës.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se të paktën 4 emigrantë të paligjshëm humbën jetën pasi skafistët që po i transportonin i hodhën në mes të detit, pranë Kadizit.

Mediat iberike shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle, dhe nga frika se mos pikasej nga policia, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët, rreth 30 syresh, që të hidheshin në det.

Kjo rezultoi fatale për disa prej tyre që nuk mundën të dilnin në breg, teksa nacionaliteti i tyre ende nuk bëhet me dije.

Lini një Përgjigje