Tronditet Turqia, sulmohet me armë konsullata suedeze në Izmir

1 Gusht 2023, 18:49Bota TEMA
Tronditet Turqia, sulmohet me armë konsullata suedeze në Izmir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Turqi, ku raportohet se një sulm me armë ka ndodhur në konsullatën suedeze në Izmir, sipas autoriteteve një punonjëse është plagosur rëndë.

Sipas mediave turke, sulmi ndodhi në mesditë në konsullatën e Suedisë dhe Norvegjisë në Punta.

Autori, i cili ka shkuar atje për procedurat e vizave, ka qëlluar me armë kur nuk ka marrë përgjigjen që donte. Një punonjëse e konsullatës ka mbetur e plagosur pas incidentit, ajo u dërgua në spital dhe trajtimi i saj po vazhdon në reanimacion.

Ky sulm vjen 24 orë pasi dy persona dogjën Kuranin gjatë një mitingu përpara ndërtesës së Parlamentit në Stokholm.

Salëan Momika dhe Salwan Mazem shkelën Kuranin dhe më pas e dogjën atë, siç kishin bërë në fund të qershorit gjatë një mitingu përpara xhamisë së madhe të kryeqytetit suedez.

Këto akte kanë shkaktuar zemërim dhe protesta në shtetet myslimane përfshirë dhe Turqinë.

4 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Priten rrevolta te reja nga birazeret e Erdogan ne skenderbe/taxim square.... allah uakbar!

    Përgjigjjuni
    1. l
      luli

      po shiitet bohen ?

      Përgjigjjuni
    2. s
      specialisti

      Nuk mund te digjen Bibla e Kurani, ne menyre publike. Cdo shtet duhet ti denoje keto akte. NJEREZ PA MORAL DUAN TE BEHEN PRODAGONISTE. JANE TE CMENDUR.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Po kur ne cdo vend muslima digjen flamujt perendimor sulmohen sinagoga,kisha si duhet te reagojne keto te fundit?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje