Trump: Disa amerikanë duan një diktator, por unë nuk jam i tillë

26 Gusht 2025, 08:20Bota TEMA
Trump: Disa amerikanë duan një diktator, por unë nuk jam i

Donald Trump ka deklaruar se shumë amerikanë, sipas tij, do të dëshironin të kishin një diktator, gjatë një konference të gjatë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku u diskutuan çështje të ndryshme, përfshirë sigurinë publike dhe kritikat e tij ndaj kundërshtarëve politikë.

“Shumë njerëz thonë ‘ndoshta do të na pëlqente të kishim një diktator’. Unë nuk pëlqej diktatorët. Nuk jam diktator. Jam dikush me shumë shëndet të mirë të mendjes dhe inteligjencë,” tha presidenti republikan, i cili akuzohet nga kundërshtarët e tij për tendencë autoritare për shkak të politikave të tij lidhur me migracionin dhe sigurinë publike.

“Ti dërgon ushtrinë dhe, në vend që të të falenderojnë, të akuzojnë për sulm ndaj demokracisë,” shtoi ai, duke iu referuar reagimeve pas vendimit të tij për të dërguar Gardën Kombëtare në rrugët e Washingtonit për të mbajtur rendin.

Trump gjithashtu nënshkroi një dekret për të parashikuar dënime me burg për çdo person që digjet flamurin amerikan, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë të vitit 1989, e cila kishte shpallur se protesta të tilla janë të mbrojtura nga e drejta e lirisë së shprehjes, një e drejtë themelore në Kushtetutën amerikane.

“Po të diegësh flamurin, do të shkosh në burg për një vit, pa mundësi për t’u liruar para se të kryesh dënimin tënd të plotë,” tha Trump.

5 Komente

  1. E
    E verteta tjeter

    Këtë klloun te vjen pështire ta degjosh , ta shikosh , pa le pastaj te mendosh qe ky idiot ne nje farë menyre ka nje rol te rendesishem per fatin e njerëzimit .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Mjer amerika ke ka president .Ju z Tramp jeni bizesmen kujto se sovraniteti i çdo shteti eshte biznes ? Gabon , ju jeni nje Hitler tjeter , kerkon nepermjet forces te gjunjezosh popujt e varfer , Je i pa besueshem.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhë Pështan Tribune

        Toj sun je diktator or taj, toj je NARCIST i thekum. Shefja jote e kabinetit, mikja e Argits se Salehut, i skopit gjith ministrat (sekretart) po nuk knuen hymnin "Rrofsh o kumandanti yne", hymn i shkrue ka diplomati i karrjers ne prozatori Muç Xhepa, sopo nis agu i dits. Sekretart jan t porositun ka shefja e kabinetit me tregue servilizem te pa kufi, jan t porositun qy t zbatojn me venosmeni krijuse çdo ide budalle qy kumandari Trap qit ka bytha.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Legjendar je o Trump

          Ha ha ha, sa keq mund te perfundoje nje 80 vjecar, shihni Saliun p.sh.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trimi

            Ky lloj trapi vetem intiligjent qe nuk eshte,te quash putinin mik dhe zelenskin armik.Ky lloj kllouni eshte ne krahun e kundert te historis qe do dali mashtrusi i amerikes si berish kurva me firmat piramidale.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje