Trump i tërbuar me Sanchez, ndërpret tregtinë me Spanjën, denigron Starmer: Ai nuk është as Churchill

3 Mars 2026, 18:37Bota TEMA
Trump i tërbuar me Sanchez, ndërpret tregtinë me Spanjën,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, me temë kryesore luftën në Iran dhe zhvillimet ushtarake në rajon.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në Shtëpinë e Bardhë se aftësia ushtarake e Iranit është “shkatërruar kryesisht”, duke theksuar se vendi nuk ka më një marinë funksionale, forcë ajrore apo sistem të mbrojtjes ajrore.

Sa i përket pasojave, Trump akuzoi Iranin se ka goditur objektiva që “nuk kishin të bënin fare me atë që po ndodhte”, duke përmendur ndërtesa politike, hotele dhe apartamente. Ai paralajmëroi se skenari më i keq do të ishte që pas goditjeve “të marrë kontrollin dikush po aq i keq sa ai i fundit”.

Përplasje me aleatët evropianë

Në të njëjtën dalje publike, Trump shfaqi tone të ashpra edhe ndaj disa aleatëve evropianë. Ai deklaroi se ishte i kënaqur me disa vende, por jo me të tjerët, duke kritikuar hapur Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tij, marrëdhëniet tregtare me Spanjën do të rishikohen, ndërsa sulmoi kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, duke e akuzuar për mungesë mbështetjeje dhe qëndrime të paqarta në raport me zhvillimet e fundit.

Trump nuk kurseu as kryeministrin britanik Keir Starmer, për të cilin tha se “nuk është as Winston Churchill”, duke lënë të kuptohet se nuk e konsideron atë në lartësinë e figurave historike të Britanisë në kohë krize.

Deklaratat e presidentit amerikan pritet të shtojnë tensionet diplomatike mes Uashingtonit dhe disa kryeqyteteve evropiane, në një moment delikat për sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin ekonomik global.

9 Komente

  1. S
    Spiro

    ik o cope idioti,Spanja eshte vend sovran nuk eshte Arnaitistani me brekushet e Edvinit

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na myten idiotat

      Parti Enver, poshte imperializmi amerikan!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Layne

        Te qifsha rober to she Enver kurva

        Përgjigjjuni
      2. F
        Free Kataluna

        Spanja eshte vend fashist, qe mban te pushtuar Katalunen, Baskine dhe Galicine!

        Përgjigjjuni
      3. R
        Rama Zoni

        harron miku se Anglia dhe Spanja mund te ja mbyllin portat e hyrjes ne Mesdhe, e per te vajtur ne I*rael ti bjere rrotull Afrikes. Ky lloj arroganti vetem me te njejten gjuhe mund te terhiqet nga idiotesite e veta te pafundme. Pse ka ndonje problem qe nje vend te mos bjere dakord me politikat e tua ekspansioniste . Vetem pasagjeri palloshi eshte ai qe cuditerisht prej disa kohesh eshte kthyer ne nje lecaculo per Bibin dhe kete plakun Mere

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje qytetar

          Ky klloun fytyrëndryshku eshte narcist vicioz . Ky eshte fatkeqësi globale dhe vërtet, sich ka thënë njëri , turpi i Amerikës.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trump ka te drejte, ashtu si edhe Sancehez, por jo

            Trump ja ben shume mire BE-se duke the hapur ate qe shume funksionare te vete BE e thone nen ze, faktin qe ditet e bukura te BE kane mbaruar, tani ato jene dite shiu dhe debore, dhe ngricat e avarta po afrohen per ta stopuar motorin e vjeter e te prishur te BE-se.

            Përgjigjjuni
            1. a
              astrit

              Evropa eshte modeli boteror i zhvillimit njerzor. Trampi ku narcist i plakur po zhytet pa fund te malleshtine e tij Donkishotiste.

              Përgjigjjuni
              1. e
                e di si eshte puna

                Evropa duhet te shkundet...

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje