Trump kërcënon mediat amerikane: T’u hiqen licencat ABC dhe NBC

25 Gusht 2025, 10:38Bota TEMA
Trump kërcënon mediat amerikane: T’u hiqen licencat ABC dhe NBC

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar se do të mbështesë revokimin e licencave të transmetimit për dy nga rrjetet më të mëdha televizive në vend, ABC dhe NBC.

Sipas tij, këto media “janë tepër kritike ndaj tij dhe u shërbejnë interesave të demokratëve”, duke i konsideruar si pjesë të një fushate të gjerë kundër presidencës së tij.

Trump ka sulmuar shpeshherë mediat tradicionale amerikane, të cilat i cilëson “fake news” dhe “armiq të popullit”.

Deklarata e tij ka shkaktuar debate të forta, pasi licencat e transmetimit në SHBA rregullohen nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) dhe janë të mbrojtura nga Kushtetuta përmes lirisë së shtypit.

Ekspertët vlerësojnë se një masë e tillë është pothuajse e pamundur ligjërisht, por shërben si një mjet presioni ndaj mediave që raportojnë në mënyrë kritike për administratën e tij.

Ky nuk është rasti i parë që presidenti përplaset me ABC, NBC apo rrjete të tjera kombëtare. Edhe më herët, ai ka kërcënuar se do të “ndëshkojë” ato televizione që sipas tij “manipulojnë opinionin publik” dhe “fshehin të vërtetën” mbi arritjet e qeverisjes së tij.

6 Komente

  1. M
    Media

    Dhe RTSH-s duhet ti hiqet liçensa.E jep Berishën në revistën televizive çdo natë si të ishte President Republike, apo Kryeministër, dhe jo si një tip që ka urrdhëruar vrasje, vjedhur dhe urren Shqipërin.POSHT RTSH.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Var-ja

      Patjetër duhet t'i hiqen liçensat,se 'America first' është kuptuar 'gabim',sepse ne fakt është ' Trump first..' U pa puna ,për Trump ne demokraci ka shume rregulla per te komanduar,prandaj duhet marre fuqi si ne vendet diktatoriale,të cilët me shpejtesine e eres i japin urdhrat dhe vejne ne zbatim gjithçka kane nevojë në axhendat e tyre.. Per t'ja arritur qellimit Trump-it i duhet te eliminoje pushtetet e pavarura qe e kontrollojne,apo i bejne oponenencë,'atë që kushtetuta thotë, check and ballance',qe nga media e deri tek intitucionet e drejtesise.. Ka kohë që Trump në emër të reformave,po godet shtyllat e demokracise amerikane dhe është vazhdimisht në shkelje te kushtetutës. Deri tani ai ka fituar terren aq sa ne mandatin e pare keto 'fitore' te tij as nuk imagjinoheshin dhe kjo nga 'pergjumja' e demokrateve dhe 'euforia' e pushtetit absolut te republikaneve. Pyetja është,se a do të vazhdojë të ruaj revanshin Trump edhe në zgjedhjet e mesme dhe të realizojë ëndrrën për të qenë edhe ai një i plotfuqishëm si autokratët e tjerë të cilët ai i simpatizon dhe po rend drejt tyre,apo do bëj një 'STOP' dhe demokracia amerikane do ta kthejë me këmbë në tokë!?

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta tjeter

        He he , ky Trapi është as me pak e as me shume Sali Berisha i Amerikes. Nuk i ka ngelur gjë tjeter vecse t'i djegë këto media sepse i mbron kushtetuta e s' mund t'ju heqë licensën.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          qiji tëmën porrtokalli!pasi ja dole me sukses me atë shkërdhatën ketaminovin e afrikës së jugut,hap një "doge"tjetër me censorë për medjet!!portokalli ke shumë nga tanët,kohës së enverit,hamit dega i pari,që kanë punuar tek zëri i popullit!!vëri ata dhe do shohësh se dhe ty kanë për të ta mbyllur gojën!!jo se janë kundër teje,por nga gomarllëqet që thua ti,100 herë në ditë,dëmton më shmë veten se sa të dëmtoj në këta ABC dhe NBC!!këta tanët,të emigruar tek ti,e bëjnë censurën si askush tjetër!në këto 30 vjet,që kur ka rënë regjimi komunist,nuk kanë ndryshuar asnjë nanometër nga indoktrinimi që kanë pasur!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni

            Ky kujton se eshte perandor i Shteteve te Bashkuara dhe jo nje presidenti i tyre ….per sa kohe do ti duhet ta kuptoje ( po deshi ta kuptoj ) do flase me te tille gjuhe ….kujton se gjithe Bota vertitet reth tij ….

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nderpriteni pak ushqimin tuaj te preferuar, mos ha

              Kushtetuta Amerikane ne Amendamentin e Pare te saj lejon te drejten e fjales dhe te shtypit, por jo ate "fake news", keshtu qe koqet komentues nga "anti......" dhe b.q. te tjere te mos i japin gojes-bythe kur jane kara nga trurte dhe gra e moter-qire.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje