Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit se një pjesë e uraniumit të pasuruar mund të jetë zhvendosur nga centrali bërthamor iranian i Fordows, përpara sulmit ajror të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump i cilësoi këto pretendime si të pabaza dhe të pamundura logjikisht.
“Asgjë nuk u nxor nga objekti,” shkroi presidenti, duke shtuar se “nëse kjo do të ndodhte, do të zgjaste shumë kohë, do të ishte shumë e rrezikshme, shumë e rëndë dhe e vështirë për t’u lëvizur!”
Ai sqaroi gjithashtu raportimet për praninë e automjeteve të vogla në zonën përreth objektit, duke thënë se ato i përkisnin “punëtorëve të betonit që përpiqeshin të mbulonin pjesën e sipërme të boshteve të ventilimit”, jo ndonjë operacioni të zhvendosjes së materialit bërthamor.
Deklaratat e Trump vijnë pas një konference për shtyp të mbajtur nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili gjithashtu mohoi mundësinë e largimit të uraniumit nga Fordow. Hegseth theksoi se objektivi ishte goditur me saktësi dhe se sulmet kishin penguar ndjeshëm programin bërthamor iranian.
Më herët, shefi i Shtabit të Përbashkët, gjenerali Caine, bëri të ditur se qendër e sulmeve ishin boshtet e ventilimit të centralit, të cilat përbëjnë një pikë të ndjeshme teknologjike në strukturën e tij nëntokësore.
Zyrtarët amerikanë mbeten të rezervuar për detaje të mëtejshme, por vijojnë të insistojnë se ndërhyrja ushtarake ka qenë “efektive dhe precize” në goditjen e objektivave strategjike të Iranit.
Nuk mar vesh nga uraniumi dhe reaksionet kimike, por, po te ishte se do kishte uranium ne ate vend kur u bombardua, besoj gjysma e botes do ishte bere "qofte "...
E the edhe vete qe nuk merr vesh. Sja paske haberin fare. Rri me mire merru me pordhet e Saliut dhe Rames
xhevo,aman të keqen!urani nuk është dinamit/barut/nitroglicerinë!!pavarsisht se ka më shumë fuqi shpërthyese se këta eksplozivë,prapë është i padëmshëm nëse nuk "ndizet" në mënyrën e duhur!!në radhë të parë duhet të ketë një përqindje më të lartë se ajo që thuhet se ka arritur irani!e dyta edhe sikur ta arrish!'duhet ta "ndezësh" në një mënyrë të tillë që ai të japë reaksionin e duhur!!nëse nuk e bën,nëse gabon fare pak!?në vënd të një sfere djellore me një kërpudhë pluhuri sipër,do të kesh disa kg/kv(varet nga pastërtia e uranit dhe madhësia e bombës)uran radioaktiv!dikush e shpjegon më thjeshtë,për ta kuptuar ne që nuk jemi profesionistë,dështimin e shpërthimit!!do kesh një pallaçinkë urani!!prandaj tu bëftë vëllai,mo ja fut kot,si kau pelës!!