Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të pranojë një marrëveshje bërthamore “para se të mos mbetet asgjë”, duke sugjeruar se sulmet e mëtejshme izraelite ndaj vendit do të jenë “akoma më të përgjakshme”.
Në një postim në Truth Social të premten herët në mëngjes, Trump shkroi se udhëheqësit iranianë “nuk e dinin çfarë po i priste. Tani janë të gjithë TË VDEKUR dhe situata vetëm do të përkeqësohet”.
“I dhashë Iranit shans pas shansi për të bërë një marrëveshje. U thashë atyre, me fjalët më të forta të mundshme, ‘thjesht bëjeni’, por sado që u përpoqën, sado që u afruan, nuk arritën ta finalizonin. U thashë se do të ishte shumë më keq se gjithçka që ata kishin parë, prisnin apo u ishte thënë. SHBA prodhon pajisjet më të mira dhe më vdekjeprurëse ushtarake në botë, PA KRAHASIM, dhe Izraeli ka shumë prej tyre, me shumë të tjera që po vijnë. Dhe ata dinë si t’i përdorin.
Disa ekstremistë iranianë folën me guxim, por nuk e kishin idenë çfarë i priste. Tani janë të gjithë TË VDEKUR, dhe do të bëhet vetëm më keq! Deri tani ka pasur shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë që kjo masakër të përfundojë, përpara se të ndodhin sulmet e ardhshme, të cilat do të jenë edhe më brutale.
Irani duhet të bëjë një marrëveshje, përpara se të mos mbetet asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Mjaft më me vdekje, mjaft më me shkatërrim, THJESHT BËJE, PËRPARA SE TË JETË SHUMË VONË. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, shkruan Trump.
A thua kesaj radhe do ta mbaje premtimin? Nese po do te thote qe ka marre edhe bekimin e Putinit. Po Qina cfare thote?
Nje arsye me shume perse Irani duhet te kete arme berthamore qe bota te mos shkoje ne nje skllaveri te pa pare ndonjehere, Mendoni Israeli sillet si gangster dhe nuk pyet per asnje ligj nderkombetar pikerisht sepse mendon se duhet te jene vetem ata qe duhet te kene arme nukleare.
I pashembullt edhe për Hitlerin dhe Duçen kur nënështronin Europën. Mjere popujt. Një luftë që do gllabëroj dhjetra në mos qindra miljon anë e kënd globit. Dhe idiotet vazhdojnë tifozllëkun kush është më i keq apo më i mirë Putini apo Trump, Netanjau apo Komenej, hoxha apo prifti etj etj brohëritje e kundërbrohëritje në stadjumin e përgjakshëm të globit.
Tani kuptohet se sa te besueshem ja Ruset ku lidhi mareveshtje me disa vende si partnere por kur vjen pyetja per nji ndihme Ruset fshehen ne kotec dhe nuk lajmrohen,kjo ndodhi edhe me Serbine ne 99 mbasandej me Armenet,me Asadin ,tani me Iranin pra gota paguajn pabesueshmerine kur Irani dote largohet nga Brisku , edhe Iranit i erdhi fundi si Hezbollahut ,dhe Hamasit tani e ka radhen Turqia.
Igor ropt ku ti kesh ti bashk me tramp rrampallen e çifutët.
I forti eshte i forte dhe bene ligjin. Te fortit,edhe kure nuk ka te drejte, atij i jepen te gjitha te drejtat. Irani eshte ne punen e tij,nuk ngacmon te tjeret,por Izraeli me mbeshtetjen e fuqishme te Amerikes i kruan brire per te thene se une jame me i fuqishem. Izraeli eshte i fuqishem se eshte Amerika e fuqishme dhe luften e bene Amerika. Po te ishte vetem Izraeli,sot ai do ishte kthyer nje shtet skllav. Izraeli dhe Amerika,perfitojne nga perçarja e vendeve te lindjes se mesme.