Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se nuk ndihet më “i detyruar të mendojë ekskluzivisht për paqen” në një letër drejtuar kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store mes tensioneve në rritje me Evropën për shkak të Groenlandës. Letra, drejtuar Store, iu dërgua disa ambasadorëve evropianë në Uashington nga stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“I dashur Jonas – Meqenëse vendi juaj ka vendosur të mos më japë Çmimin Nobel për Paqen për ndalimin e 8+ luftërave, nuk ndihem më i detyruar të mendoj ekskluzivisht për paqen, megjithëse ajo do të jetë gjithmonë parësore, por tani mund të mendoj për atë që është e mirë dhe e drejtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Trump.
Sipas tij, Danimarka nuk mund ta mbrojë ishullin nga Rusia apo Kina.
“Danimarka nuk mund ta mbrojë këtë tokë nga Rusia apo Kina, dhe pse ka një ‘të drejtë pronësie’ gjithsesi? Nuk ka dokumente të shkruara, vetëm se një anije u ngec atje qindra vjet më parë, por kemi pasur edhe anije të ngecura atje. Unë kam bërë më shumë për NATO-n se kushdo tjetër që nga themelimi i saj, dhe tani NATO duhet të bëjë diçka për Shtetet e Bashkuara. Bota nuk është e sigurt nëse nuk kemi kontroll të plotë dhe total të Groenlandës.”
Letra e Trump vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri norvegjez tha se “kërcënimet nuk kanë vend” midis aleatëve, në përgjigje të njoftimit të tarifave të presidentit amerikan.
“Qëndrimi i Norvegjisë është i vendosur: Groenlanda është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës. Norvegjia mbështet plotësisht sovranitetin e Mbretërisë së Danimarkës. Ekziston një marrëveshje e gjerë në NATO mbi nevojën për të forcuar sigurinë në Arktik, përfshirë Groenlandën.”, shkroi Store të shtunën.
Norvegjia është një nga tetë vendet e prekura nga tarifat prej 10% të presidentit amerikan, krahas Danimarkës, Suedisë, Francës, Gjermanisë, Finlandës, Holandës dhe Mbretërisë e Bashkuar. Masat hyjnë në fuqi nga 1 shkurti. Taksa do të rritet në 25% më 1 qershor nëse nuk arrihet një marrëveshje për Groenlandën.
Europa te beje paqe me Rusine e te mbrohet....neser ky do kerkoje dhe Parisin.
Po vendis sa trupa te duash kush te pengon. Ti e do per mineral...per vete e bisnesin tend. Ti je bisnesmen jo burre shteti. Cmimin Nobel ta harrosh.
Ky eshte nje idiot megaloman i pakorrigjueshem . Cilat jane keto 8 konflikte qe paske ndaluar o te marrte muti shalet se na cave ate qe s'thuhet . U the iranianeve te dilnin ne proteste se po u vije ne ndihme dhe si gjithmone lepive ate qe peshtyve nje dite me pare. E vetmja gje qe me "ngushellon" eshte fakti qe idiote me te drejte votimi paska edhe SHBA - ja........s'qenkemi te vetem
Nuk mund te jete e Danimarkes thote vetem se ka ngecur nje anije perpara qindra vjetesh. Shume e drejte po me kete teori Amerika duhet tu rikthehet indianve e Trump nuk ka asnje lidhje me Ameriken.
PO KY E KËRKON DHE SADE NJË Ç'MIM QË DIKUSH TJETËR E KA TË DREJTËN E VENDIM MARRIES. AI KUJTON SE ËSHTË INSTITUCION NË AMERIK DHE MUND TË BËJË SI TË DOJË.BASHKIMI BËNË FUQI O DYNJA E CIVILIZUAR.
Mendja e nje kalamani 80 vjecar. Nuk me jepni Nobelin keshtu qe do marr Gruenlanden.
Mjer Amerika se kush rob i ka ardh në Shtëpinë e Bardhë! Pasojat e dëmtimit amerikan prej qimeportokallise,do t’i vuaj tani gjithë bota. E si mund të tolerohet ky kaubojs që ka dalē me shpatë në dorë dhe na thotë se po e bën për paqen!? Si mund të shkatërrosh aleancat që vetë Amerika e mëparshme ka krijuar,duke ngritur dhe dhjetra organizma të tjera në funksion të paqes dhe ti ti zerosh dhe nëpërmjet kërcënimit e shantazhit të na predikosh se po vendos ‘paqen’.!? E zeza mbi të bardhë.me ‘Amerika first’,ti po e izolon o qimeportokalli Amerikēn,në mos ke bërë pazare të tilla që e ke ‘shit’ Europën pēr ca zona të tjera të influencës,siç ka dal kjo hemisfera perëndimore.Po ç’dreqin do në Gaza e Iran o ‘pushverdh i ndryshkur’,apo mendon se mund të gjunjëzosh Europën,duke ia lënë atë ‘djallit’ me një shkelje syri.!? Kosto të madhe do marresh me vehte o ‘babush’ për amerikanēt ,nëse do të lejojnë të fitosh në zgjedhjet e mesme,apo do e hap prap qesen Elon Musk dhe do i garantoje perseri ruralet edhe me nga një thes tjetër me miell..!? Keq do e kesh lum miku,se të pret një ‘impeachment’ i imadh dhe e ke të garantum fundin,prandaj jepi vrull ti bësh gjêrat pa ardhur zgjedhjet. Europianët taktikisht në kētë periudhë ,nuk duhet të bien në grackën e Trump,por ta mbajnë stekën sa më ulët,sa të kalojë kjo kohë aspak e denjë për amerikanēt.sepse Amerika nuk është vetëm e Trump,është mbi të gjitha e lirisë dhe demokracisë dhe ato ekzistojnë për sa kohë nuk ka përbuzje apo shkelje të sovranitetit dhe Amerika e vërtetë do ta ndalojë dorën tinzare të fashistit Trump,që në emër të paqes,shkel brutalisht të drejtën nderkombetare te vendeve sovrane.