Presidenti Donald Trump hodhi poshtë propozimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE) për një marrëveshje tarifash "zero për zero" me SHBA-në për disa sektorë, si makinat dhe mallrat industriale.
I pyetur në Zyrën Ovale të hënën nëse një ofertë e tillë ishte mjaft e mirë, Trump u tha gazetarëve: "Jo, nuk është. BE-ja ka qenë shumë e ashpër gjatë viteve."
Trump tha se SHBA-ja i kishte “paguar për t'i ruajtur ushtarakisht” nëpërmjet NATO-s, por “ata po na pengojnë në tregti, kështu që ky nuk është një kombinim i mirë”.
“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i keq me ne”, tha Trump.
"Ata nuk marrin makinat tona, si Japonia në këtë kuptim. Ata nuk marrin produktin tonë bujqësor. Ata nuk marrin asgjë, praktikisht. E megjithatë ata dërgojnë miliona makina në një vit", shtoi ai.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha më herët se SHBA-së i ishte ofruar një marrëveshje “zero për zero tarifa”, për të cilën blloku kishte rënë dakord me partnerët e tjerë tregtarë.
Të mërkurën e kaluar, Trump vendosi një tarifë totale prej 10% për të gjitha mallrat e importuara në SHBA, me taksa më të larta për vendet që kanë një deficit të madh tregtar me SHBA.
A po thoshje qe Europa po na e hedh me tarifat? Ata thone hajde i barazojme, ky tani thote po na i hedhin perseri. Ky do e fusi shtetin Amerikan ne situate te rende ekonomike, perfshi krize te thelle financiare.