Donald Trump vijon me spastrimin e zyrtarëve të cilët janë pjesë e administratës së sigurisë kombëtare të NATO-s.
Zëvendës admiralja e Marinës së SHBA-së, e cila mban një pozicion të lartë në NATO, është shkarkuar si pjesë e reformave të administratës Trump.
Burime për Reuters bëjnë me dije aleatët ishin njoftuar se zyrtarja e lartë e NATO-s, ishte hequr nga puna e saj.
Admiralja, Shoshana Chatfield përfaqësuesja ushtarake e SHBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s, është një nga disa oficere femra me tre yje të marinës dhe ishte gruaja e parë që drejtoi Kolegjin e Luftës Detare, një detyrë që e mbajti deri në vitin 2023.
Shkarkimi i saj është i fundit që tronditi Pentagonin pas shkarkimit të së enjtes të gjeneralit Timothy Haugh, kreut të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Komandës Kibernetike të SHBA.
Lini një Përgjigje