Globalizmi mbaroi

7 Prill 2025, 21:20Bota TEMA
Globalizmi mbaroi

Sekretari i Thesarit në Britaninë e Madhe, Darren Jones është shprehur në një intervistë për BBC-në se globalizmi siç e kemi njohur deri më tani ka marrë fund:

"Njerëzit duhet të përgatiten që gjërat të bëhen më të vështira në ekonominë globale. Globalizmi ka mbërritur në fund në kuadër të tarifave të reja. Është në interesin më të mirë të ekonomisë britanike dhe punëtorëve që të bëjnë atë që kërkohet".

Ai ka shtuar se Londra zyrtare po punon me SHBA për arrtjen e një marrëveshjeje për tarifat që do të ishte opsioni më i mirë i mundshëm për ekonominë britanike.

Analistë ët ndryshëm vënë në dukje se politika e tarfiave hyrë në fuqi me urdhër ekzekutiv të presidentit amerikan, priret të godasë më rëndë vendet që janë në zhvillim në Azi. P.sh për Kamboxhia me 49%, Bangladeshi 37% dhe Laosi 48%.

Kjo përfaqëson një kthesë historike në politikën ekonomike të SHBA që deri më sot ka promovuar tregtinë e lirë dhe globalizmin si e ardhmja e një bote që ndërvepron dhe integreon ekonominë.

Duhet thënë se reagimet kanë qenë të menjëhershme. Kina ka reguar me dyfyshim tarifash ndaj SHBA, sikurse Bashkimi Europian, dy partnerët kryesorë tregtarë të SHBA.

Kuota më e ulët e trafiimit të çdo produkti që SHAB importon është 10% dhe pjesa më e madhe e vendeve kanë këtë tarifim. Politika e presidenti amerikan ka qenë e drejtuar kundër partnerëve kryesorë, në funksion të idesë së ri-industrializimit të ekonomisë amerikane dhe hapjesë së vendeve të punës.

Vendimi ka dhënë efekte edhe në tregjet financiare. Të trija indekset financiare të bursave amerikane ranë me 5% të premten e 5 prillit, por Trump e cilësoi luhatjen e madhe të tyre si revolucion ekonomik:

"Mbahuni fort. Nuk do të jetë e lehtë, por rezultatet do të jenë historike".

Në mes të kësaj situate të cilën nuk po e arsyeton dot askush mirë, dje pati edhe një deklaratë të papritur të Elon Musk, që shpresonte se një ditë Europa dhe SHBA do të kishin një marëdhënie ekonomike me tarifa zero.

4 Komente

  1. A
    AS

    Ky dhe Trump po dalin tek teoria e Enver Hoxhes: Te prodhojme gjithshka brenda shtetit dhe te jemi te pavarur nga jashte (bota). A thua te kene pasur te drejte komunistet 60-70 vjet me pare?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berati

      Po,globalizmi mbaroi. Nuk ishte dhe aq global por nejse. E çoi boten ne nivele te papara. Thanks to America. Pyetja qe ngihet eshte ,çfare vjen me pas? Une mendoj se plani amerikan synon nje globalizem te mirefillte. Pa tarifa doganore. Pa sumvencione shteterore . Pa pengesa artificiale. Nese Trump ia arrin do te jete me te vertete madheshtore dhe padyshim e majta boterore do ta kujtoje si nje lider te madh pas 40 vjetsh siç po vlerson tani Rreganin.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Meza

        Kush e tha Mero apo Tema!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Globalizmi eshte porte e hapur qe nuk mbyllet dot me.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje