Dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist, arrestohen tre të rinj në Francë

7 Prill 2025, 15:53Bota TEMA
Dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist, arrestohen tre të rinj

Tre persona të moshave 19 deri në 24 vjeç po merren në pyetje si të dyshuar për përgatitjen e një akti terrorist, njoftuan sot prokurorët francezë, duke konfirmuar njoftimet përkatëse të shtypit.

Sipas televizionit francez RTL, i dyshuari kryesor është një 19 vjeçar, që jeton në Dunkirk, në veri të Francës dhe pas hetimeve të policisë, në shtëpinë e tij u gjetën lëndë shpërthyese.

Sipas gazetës Le Parisien, ai kishte deklaruar, nëpërmjet internetit, se ishte i afërt me Shtetin Islamik dhe po përgatiste akte terroriste kundër objektivave të ndryshme.

Mediat franceze raportojnë se pas arrestimit të tij janë ndaluar edhe dy persona të tjerë nga mjedisi i tij i afërt, avokatët e të cilëve megjithatë deklarojnë se nuk kanë lidhje me Shtetin Islamik dhe me ekzekutimin e akteve terroriste.

1 Komente

  1. .
    ...

    Myslamënt shpellar, apo kushë do që ka kulturë dhe mentaliteti islamik duhët të deportohet në Sumalie dhe Sudan.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje