Turqia e alarmuar: Lufta Rusi-Ukrainë mund të intensifikohet në pranverë

7 Prill 2023, 13:21Bota TEMA

Turqia e alarmuar: Lufta Rusi-Ukrainë mund të intensifikohet në

Turqia ka shprehur shqetësimin se lufta do të intensifikohet në pranverë, sipas një deklaratë të ministrit të jashtëm të vendit. Mevlut Cavusoglu tha se qeveria turke do të vazhdojë me përpjekjet e saj për t’i dhënë fund konfliktit duke negociuar me Rusinë dhe Ukrainën.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Ankara, ai gjithashtu ra dakord të heqë pengesat për eksportin e plehrave dhe drithërave të vendit për të zgjatur marrëveshjen e drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

“Ne po i kushtojmë rëndësi vazhdimit të marrëveshjes, jo vetëm për eksportet e grurit dhe plehrave të Rusisë dhe Ukrainës, por edhe për ndalimin e krizës botërore të ushqimit. Ne gjithashtu jemi dakord që pengesat për eksportin e grurit dhe plehrave ruse duhet të hiqen”, thaCavusoglu.

Marrëveshja e rënë dakord korrikun e kaluar siguron kalimin e sigurt të anijeve pavarësisht një bllokadë detare ruse të porteve të Ukrainës.

Muajin e kaluar, Rusia tha se do ta zgjaste marrëveshjen edhe për 60 ditë të tjera, pavarësisht se OKB-ja, Ukraina dhe Turqia kërkonin zgjatjen e marrëveshjes me  120 ditë.

1 Komente

  1. g
    ganiu

    Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë. Nuk e kuptoj këtë gllugllu turkun, e ka për fillimin a fundin e pranverës? Shpresoj që tia qëllojë njëlloj so Cako, dhe ai parashikon gjithnjë gjërat. P.sh. dritat do ndizen në mbrëmje, gripi shtohet në dimër, shiu bie kur qielli është i zënë me re. Nuk e di a ka pasur ndonjë informacion glluglluja, për ofensivën ruse? Sepse u fol shumë, por nuk pamë gjë. Megjithëse u bënë 4 muaj që po e pushtojnë çdo 10 ditë, Bahmutin. Sipas atyre që kam dëgjuar unë e kanë pushtuar të paktën 12 herë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje