Ukraina: Kemi raketa sa për të mbytur të gjithë flotën ruse

29 Maj 2022, 11:58Bota TEMA

Ukraina: Kemi raketa sa për të mbytur të gjithë flotën

Ukraina nuk ka ndërmend të falë asnjë pjesë territori Rusisë dhe këtë po e tregon qartë me përballjen në front, por edhe me deklaratat zyrtare karshi ofertave të ndryshme për vendosjen e paqes.


Gjatë një reagimi të fundit, zëdhënësi i administratës ushtarake në Odesa, Sergey Bratchuk deklaroi se Ukraina tashmë ka aq raketa Harpoon sa për të mbytur të gjithë flotën ruse në Detin e Zi, duke dhënë një kërcënim tjetër drejtuar pushtuesve.

Ditët e fundit, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi mbërritjen e raketave anti-anije Harpoon të furnizuara nga Danimarka, Britania e Madhe dhe Holanda, si dhe obusët vetëlëvizës M109 155 mm.

1 Komente

  1. A
    Aleksander

    Po çfar prisni????????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje