VIDEO: Arrestimi spektakolar i bosit të lidhur me mafien shqiptare, u ‘tradhtua’ nga vajza 3-vjeçare

27 Qershor 2025, 11:24Bota TEMA
VIDEO: Arrestimi spektakolar i bosit të lidhur me mafien shqiptare, u

Arrestimi i supertrafikantit ekuadorian Fito po bën bujë në mbarë botën. Ai njihej për lidhje me mafien shqiptare. Ndërkohë raportohet se shkak për arrestimin e tij u bë rrëfimi i vajzës së vogël

Fjalët e një fëmije thonë të vërtetën. Dhe kjo mund të çojë edhe direkt pas hekurave.

Kështu i ndodhi trafikantit më të kërkuar të drogës në Ekuador. Forcat e sigurisë arritën ta arrestojnë tani, pas arratisjes së tij nga burgu më shumë se një vit më parë. José Adolfo Macías Villamar, udhëheqësi i bandës së fuqishme Los Choneros, u arrestua nga një njësi speciale e policisë dhe ushtrisë, njoftoi presidenti Daniel Noboa në platformën X.

Krimineli i njohur me emrin Fito pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për vepra penale lidhur me drogën dhe armët në Nju Jork.

Macías Villamar ishte në arrati për 17 muaj pas arratisjes së tij nga burgu. Sipas policisë, 45-vjeçari u kap në qytetin bregdetar perëndimor Manta, vendlindjen e tij, pas një operacioni 10-orësh. Ai u gjet në një bunker nëntokësor në një shtëpi, sipas mediave. Sipas gazetës ‘El Mercurio’, vajza e tij 3-vjeçare aksidentalisht zbuloi vendndodhjen e tij.

Qeveria amerikane uroi Ekuadorin për arrestimin. “Shtetet e Bashkuara mbështesin Ekuadorin në përpjekjet e tij për të luftuar kriminalitetin transkufitar dhe për të promovuar sigurinë rajonale,” shkroi ambasada amerikane në kryeqytetin Quito në platformën X.

Fito u dënua në vitin 2011 me 34 vjet burg. Kur policia në janar 2024 donte ta transferonte nga një burg në Guayaquil në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit, u zbulua arratia e tij. Bandat kriminale në atë kohë kishin përplasjet e ashpra në disa burgje në vend dhe mbanin rojet si pengje. Në këtë kaos, ai arriti të arratisej. Ai ishte arratisur edhe më parë nga burgu në vitin 2013.

Dhuna në Ekuador është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Banda Los Choneros lufton me grupe të tjera kriminale për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës. Ekuadori konsiderohet si një vend tranzit i rëndësishëm për kokainën nga Kolumbia, Bolivia dhe Peruja, që trafikohet drejt SHBA-së dhe Evropës.

 
 
 
 
 

 



 

7 Komente

  1. s
    studen

    Lidhja me mafien shqiptare ku eshte? Ai ishte ne burg nga 2011. Apo cdo e keqe pa tjeter do kete nje rrenje shqiptare ? Ne sikur jemi kerthiza e botes. Na pelqen ti futim pak mish dhije lajmit qe te bjere ere shqiperia. ose dhe klur duam te hapemi me shume se divanin ku veme te ndenjrat themi dhe te tilla si TRUMP eshte me origjine nga anet tona, Barak Obama eshte nga Durrsi po eshte nxi tu be plazh, e qetera e qetera. Drejt keni, Duam lloqe.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqiri

      He nuk thoshin kot te paret qe ate qe te bene femija sta bene perendia.

      Përgjigjjuni
    2. D
      Detari

      leshen tamam si papudhet grek. Edhe qirka ne bythe i mungon dhe te convertohet ne grek-orthodhoks

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jam Spartaku nga Psiqiatria

        do konvertohet ne Qam nga qameria

        Përgjigjjuni
      2. M
        Messerschmitt

        gerrko gjakdhjeri servi arrixhinji afrikani i lidhur me gjakdhjeri arrixhinji gerrrki alabaki albani raportohet po prap nga jgakdhjeri gerrki servi arrixhinji jornalisti

        Përgjigjjuni
        1. J
          Ja kaq

          "Messerschmitt" sa bukur që e shkruan gjuhën Shqipe, unë propozoj që ty të të bëjmë ministër arsimi.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Z

            Kriminel i "mencur" nuk ka me rrote kari, vendndodhjen e tij e dinte edhe vajza 3 vjecare. Ishin amerikanet ne mes se per forcat e Ekuadorit te lidhura me bandat ai do tte rronte edhe 1 mije vjet i lire.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje