Kancelari gjerman: Bashkimi Evropian duhet të arrijë një marrëveshje tregtare ‘të shpejtë dhe të thjeshtë’ me SHBA-të

27 Qershor 2025, 08:47Bota TEMA
Kancelari gjerman: Bashkimi Evropian duhet të arrijë një

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Bashkimi Evropian duhet të arrijë një marrëveshje tregtare “të shpejtë dhe të thjeshtë” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në samitin në Bruksel, udhëheqësve të 27 shteteve anëtare iu prezantua një “skicë” e propozimeve të reja të SHBA-ve nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha një burim evropian për agjencinë e lajmeve Reuters, pa hyrë në detaje.

Lidhur më këtë kancelari gjerman, Merz informoi shtypin se znj. von der Leyen sugjeroi që BE-ja të krijojë organizatën e saj të re ndërkombëtare tregtare, duke gjykuar se Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) është lënë mënjanë.

1 Komente

  1. D
    Daj Spiro Koleka

    Ja dhe Merz cunit te nazistit qe shperndante hirin e te djegurve ne kampet e perqendimiitt gjerman ne Luften e Dyte Boterore, i paskan "ardhur" mend po merr mesime nga shalethata Ursula Von derr Leyen, nje tjeter fycke e BE e emeruar nga gungacja shterpa Merkel.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje