VIDEO/ "Autostrada" nëntokësore dhe raketa: Si Hezbollahu po përgatitet të përballojë pushtimin izraelit

26 Shtator 2024, 16:42Bota TEMA
VIDEO/ "Autostrada" nëntokësore dhe raketa: Si Hezbollahu po

Gjatë kësaj jave, Izraeli ka goditur disa mijëra shenjestra në Liban gjatë një fushate brutale kunder Hezbollahut. Por, faza tjetër e luftës, sipas gjasave do të përfshijë edhe ndërhyrjen tokësore të trupave izraelite.

Ndërkaq, mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën 560 persona, përfshi edhe fëmijë, kanë vdekur gjatë bombardimeve me raketa në Liban nga forcat izraelite. Këto sulme erdhën pas një fushate ndëshkimore të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete izraelite, e cila përfshiu shpërthimin në distancë të pajisjeve elektronike që përdoreshin nga anëtarët e Hezbollahut.

Megjithatë, pushtimi nga toka i Libanit, që pritet të ndodhë ditët në vazhdim, nuk do të jetë edhe aq i lehtë për ushtrinë izraelite. Ashtu si Hamasi, edhe Hezbollahu ka zhvilluar një rrjet masiv tunelesh nëntokësore, disa prej të cilave aq të mëdha sa mund të përdoren për të transportuar automjete ushtarake të pajisura me raketa.

Një video propagandistike e publikuar një muaj më parë nga Hezbollahu tregon një rrjet tunelesh nëntokësore, ku mund të qarkullojnë lirshëm automjete ushtarake me përmasa të konsiderueshme, bashkë me armatimet e rënda.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ raportoi këtë javë se militantët e Hezbollahut kanë mundur të grumbullojnë një arsenal të konsiderueshëm raketash gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, mendohet se pjesa dërrmuese e këtij armatimi janë prodhime sovjetike ose iraniane, një pjesë e të cilave janë blerë, ndërsa të tjera iu janë ofruar nga mbështetësit e Hezbollahut në Iran dhe Siri.

Lini një Përgjigje