VIDEO/ Avioni ushtarak turk gati sa nuk përplaset me shikuesit gjatë shfaqjes ajrore

6 Tetor 2024, 14:11Bota TEMA
VIDEO/ Avioni ushtarak turk gati sa nuk përplaset me shikuesit gjatë

Ky është çasti kur një avion ushtarak F-16 turk gati sa nuk u përplas me spektatorët, ndërsa kryente një manovër akrobatike në një shfaqje ajrore në Adana.

Siç shihet në pamjet filmike, piloti arrin të kontrollojë avionin në momentin kritik, kur ai ndodhej shumë pranë audiencës.

Avioni, pjesë e ekipit të akrobacive ajrore “Solotürk,” po performonte në spektaklin Teknofest në Adana kur ndodhi incidenti.

Reagimi i shikuesve është i mbushur me admirim dhe frikë, ndërsa F-16 fluturon kërcënueshëm fare pranë kokave të tyre, për t’u ngritur sërish në lartësi.

Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për incidentin, ndërsa pamjet risjellin në mendje aksidentin tragjik “Rammstein” të vitit 1988, ku tri avionë luftarakë italianë u përplasën gjatë një shfaqjeje të ngjashme, duke shkaktuar vdekjen e 70 personave.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    këtu mund të flitet për papërgjegjësi të pilotit turk por aspak për ndonjë mugesë kontrolli të avionit!!të bësh manovra të tilla me publik,persona civilë,poshtë teje!?është shumë e rrezikshme!pak a shumë është si të drejtosh armën e mbushur ndaj dikujt!!shumë herë e ke nën kontroll dhe nuk ndodh gjë,por problemi është atëherë kur ndodh!me një avion të rrëzuar në një turrmë vëzhguesish,pasojat janë shumë të mëdha!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje