VIDEO: Fjalimi maratonë i senatorit amerikan, mbi 21 orë duke folur për rrezikun nga Trump

2 Prill 2025, 11:17Bota TEMA
VIDEO: Fjalimi maratonë i senatorit amerikan, mbi 21 orë duke folur

Senatori nga radhët e Partisë Demokratike i New Jerseyt, Cory Booker, ka mbajtur një fjalim maratonë para Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan AP.

Fjalimi i tij zgjati gjatë gjithë natës së të hënës.

Booker doli në Senat të hënën në mbrëmje dhe bëri të ditur se do të qëndronte atje për aq kohë sa ishte i “aftë fizikisht”. Më shumë se 21 orë më vonë, senatori 55-vjeçar, një ish-lojtar i futbollit amerikan, dukej dukshëm i lodhur, por vendosi të vazhdojë.

Është një shfaqje e jashtëzakonshme e qëndrueshmërisë, ndër më të gjatat në historinë e Senatit, teksa demokratët po përpiqen t’iu tregojnë votuesve të tyre se po bëjnë gjithçka që po munden për të kundërshtuar politikat e presidentit amerikan, Trump.

“Këto nuk janë kohë normale në vendin tonë”, ka thënë Booker në pjesën hyrëse të fjalimit.

“Dhe nuk duhet të trajtohen si të tilla në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Kërcënimet për popullin amerikan dhe demokracinë amerikane janë të rënda dhe urgjente, dhe ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të qëndruar kundër tyre”, ka shtuar ai.

 

9 Komente

  1. l
    lexuesi

    Nuk jam simpatizant i Trump por senatoret demokrate jo 21 ore por edhe 21 dite fjalim kunder tij dhe te mos thone asnje fjale perse americanet e votuan masivisht ate do te thote se jane me keq se Trump..!!! Drejtimi qe democratet po e conin American ishte i papranueshem per shumicen e popullit, duke shkaterruar familjen, fillimin e censurimit te fjales, perdorimin e dhunes shteterore nga partia ne pushtet , zevendesimi i nje racizmi me njetjeter dhe barazia adsurde sipas ngjyrave etj,etj….beri qe Trump por edhe ndonje tjeter me keq se ai do te fitonte ….hipokrizia shteterore kishte arritur majat……

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Ne cilin shtet federal te SHBA-ve jetoni i nderuar?

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ceni Boston

        Eshte e vertete se e votuan shumica por po ajo shumice po zhgenjehet nga dita ne dite nga budallalliqet qe po ben administrata e tij e pa afte dhe ai vete. Ti shoku do jesh shume i ngarkuar me pune dhe nuk paske kohe te shikosh realitetin e perditshem, paske ngelur vetem tek rezultatet e zgjedhjeve.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Replikuesi me të drejtë

          Ky i ka me të dëgjuar nga Saliu, se nuk jeton vetë atje

          Përgjigjjuni
          1. J
            JD

            I nderuar lexues. Trapi mori te njejtat vota si ne 2020. E keqja nuk ishte se u votua Trapi, por se u nenvleresua nga populli. Dolen shume pak ne votime sepse e kishin fjetur mendjen qe nuk do fitonte. Tani republikanet thone se “demokratet duan te bejne revolucion”. Po pregatisin terrenin per perplasje dhe dhune. Nuk ka shtet mos jene ngritur ne kembe njerzit. Situata eshte delikate dhe nue gallof si Trapi, pervec fames, nuk sheh gje tjeter. Kane filluar ndjekin makinat qe kane shenja te huaja. Car stickers, small glags, targa jo anglisht etj etj. Per keto perndjekje, trapistat thone se keto i bejne demokratet qe te duken keq republikanet. Keto jane supergenjeshtra. Kush ka sy shikon gjendjen. Cdo cmim ka vajtur ku nuk mban më. Premtoi do ule cmimet, i ka cuar me lart. Premtoi gjithcka dhe nuk ka bere asgje. Tani vendosi tarifat, qe do kene kundertarifa dhe amerikani paguan debillikun e Trapit..

            Përgjigjjuni
          2. d
            dsa

            Jevgu kerkon kthinin e kohes se Gezim Kulufit Obama, Biden pampersit we te komandojne sorrosistet, bythe qiret, KGBTQ , Prindi 1. dhe Prindi 2, dhe marksistet anarshuste. Shoku ajo kohe ngordhi me voten masive te qytetareve amerikane qe i dhane Presidentit Trump. Shhko bej shurren dhe fli gjume.

            Përgjigjjuni
            1. J
              JD

              DebilSprematozoidAnalist shkurt dsa. Voten masive te gopit te sateme i dhane. Lexo perpara se te masturbosh me Fox news o debil.

              Përgjigjjuni
            2. C
              Ceni Boston

              25 ore dhe 5 minuta nuk ka ndaluar se foluri vetem kur shkembente pyetje dhe pergjigje me koleget

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beni USA

                ky Senator dhe gjithe te tjeret para se te kerkojne dicka nga fondi i taksapaguesve Amerikan le te beje nje raport deklerat se sa perqinde e votuesve te tyre kontribojne ne fondin e taksave dhe sa eshte shuma e tyre ne total ,dhe sa perqinde e votuesve perfitojne (play the system) duk e rjepur ate fond taksash ne forma nga me te ndryshmet ketij senatori duhet mesuar me deomose se cfare dhe sa kontribojne per Ameriken dhe jo vetem te kerkojne pa limite nga Amerika cdokushe duhet te play fair and by rules . jo proletariatit parazit e komunist ne Amerik

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje