VIDEO/ Izraeli godet spitalin në Gaza, dhjetëra palestinezë raportohen të plagosur

14 Tetor 2024, 10:13Bota TEMA
VIDEO/ Izraeli godet spitalin në Gaza, dhjetëra palestinezë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë sulmuar nga ajri nspitalin Al-Aqsa në Gazën qendrore, ku dhjetra persona kanë mbetur të  vrarë. Spitali shërbente për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale, por që mbeten të paverifikuara, tregojnë një numër të madh çadrash në flakë, ndërsa personat brenda kampit përpiqen dëshpërimisht të shuajnë zjarrin.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklaruan se goditën një qendër komande të Hamasit, e cila sipas tyre gjendej brenda kampit, ndërsa e akuzuan Hamasin se po shfrytëzon infrastrukturën civile për të drejtuar operacionet e veta terroriste.

Lini një Përgjigje