Izraeli ka bombarduar me raketa disa shenjestra mëngjesin e të shtunës, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se sulmet ishin të përqendruara në baza ushtarake. Ky sulm vjen si hakmarrje ndaj raketave balistike të nisura nga Irani drejt Izraelit më herët gjatë këtij muaji.
Shpërthime u dëgjuan kudo në Teheran, por autoritetet e Republikës Islamike të Iranit deklaruan se dëmet nga sulmi ishin të kufizuara.
Sulmi izraelit zgjati disa orë dhe përfundoi përpara lindjes së diellit, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur fabrikat e prodhimit të raketave, si ato që u përdorën nga Irani për të goditur Izraelin më herët gjatë tetorit.
Lini një Përgjigje