VIDEO/ Lufta del jashtë Gazës: Bomba në Liban, konflikt me armë zjarri dhe në Bregun Perëndimor

28 Tetor 2023, 13:30Bota TEMA

VIDEO/ Lufta del jashtë Gazës: Bomba në Liban, konflikt me

Gazeta izraeliane në gjuhën angleze, The Times of Israeli, bën të ditur se përveçse operacionit masiv të IDF-së në Gaza, situata konfliktuale është zgjeruar edhe në veri, por edhe në Lindje të Izraelit.

IDF-Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, me anë të zëdhënësit të saj bënë të ditur se kanë kryer një sulm me dron kundër një qelize terroriste në Libanin jugor që po përgatitej të godiste me raketa të drejtuara antitank kundër një zone pranë komunitetit verior të Hanitës.

IDF publikon pamjet që tregojnë sulmin.

Grupi terrorist Hezbollah në javët e fundit ka kryer dhjetëra sulme me raketa dhe raketa kundër pozicioneve të IDF dhe qyteteve izraelite në Izraelin verior.

Ndërkaq, TOI, duke ju referuar të përditshmes së Jeruzalemit, Haretz, thekson se një palestinez u qëllua për vdekje nga një kolon teksa po korrte ullinj pranë fshatit As-Saëiya.

Raporti thotë se Bilal Muhammed Saleh, 40 vjeç, u qëllua në gjoks dhe se vdekja e tij u konfirmua nga ministria e shëndetësisë e Autoritetit Palestinez dhe nga burime ushtarake.

Sipas Haaretz, Saleh ishte pjesë e një grupi që korrte ullinj jashtë fshatit afër Nablusit, kur ata u sulmuan nga kolonët.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale e cila nuk tregon se si nisi incidenti, duket se është një grup prej të paktën katër kolonësh të veshur me të bardha. Në një moment dëgjohet e shtëna.

Nuk ka asnjë koment të menjëhershëm mbi incidentin nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i SHBA-së Joe Biden kritikoi Izraelin se ka dështuar për të ndaluar dhunën e kolonëve ekstremistë.

Biden thuhet se i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë bisedave telefonike ditët e fundit që të sigurohet që autoritetet izraelite të parandalojnë incidentet në rritje të dhunës së kolonëve, nga frika se tensionet mund të përhapen në Bregun Perëndimor, të cilat mund të përkeqësojnë ndjeshëm luftën aktuale të Gazës.

2 Komente

  1. z
    zylo Qorri

    Korrnin ullinj????

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Na trego more gazetar i mencur se si korren ullinjet,me draper e sigurt

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje