VIDEO/ Momenti kur raketat e Iranit shfqen në qiellin e Izraelit

1 Tetor 2024, 20:28Bota TEMA
VIDEO/ Momenti kur raketat e Iranit shfqen në qiellin e Izraelit

Irani ka dërguar disa qindra raketa drejt Izraelit mbrëmjen e të martës, duke injoruar paralajmërimet se një sulm i tillë do të kishte “pasoja të rënda.”

Sirenat e paralajmërimit kundër sulmeve ajrore u dëgjuan në të gjithë Izraelin, ndërsa disa prej raketave shpërthyen shumë pranë qytetit të Tel Avivit. Megjithatë, pas disa orësh paniku dhe terrori, pjesa më e madhe e raketave janë interceptuar nga “Kupola e Hekurt”, sistemi i mbrojtjes së Izraelit ndaj sulmeve nga ajri.

Ndërkohë, raportohet se sulmi ka përfunduar dhe komanda e ushtrisë izraelite i ka bërë thirrje popullsisë të dalin nga bunkerët antiajror, ndërsa autoritetet vijojnë punën për vlerësimin e dëmeve, si edhe kanë paraljmëruar se do të hakmerren ndaj këtij sulmi.

@gazetatema

Irani raportohet se ka lëshuar një seri raketash ballistike në drejtim të Izraelit. Në të gjithë territorin e Izraelit kanë rënë sirenat paralajmëruese, ndërsa në shënjestër duket se është qyteti i Tel Avivit. Dhjetra raketa janë parë mbi qiellin në Tel Aviv, disa prej të cilave janë interceptuar nga sistemi mbrojtës izraelit, "Kupola e Hekurt".

♬ original sound - Gazeta TemA
@gazetatema Momenti kur raketat e Iranit shfqen në qiellin e Izraelit #lajmetefundit #lajmeshqip ♬ original sound - Gazeta TemA

1 Komente

  1. B
    Bibi the best

    Pushka top Israelit . Love Bibi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje