Një vit pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, sirenat e sulmeve ajrore janë dëgjuar sërish në Tel Aviv, i cili është shenjestruar në një sulm të ri me raketa nga territori i Gazës.
Sulmi që u interceptua nga mbrojtja kundër-ajrore e Izraelit ka plagosur dy persona, sipas burimeve izraelite.
Vlen të kujtohet se edhe sulmi i një viti më parë nisi me një goditje të ngjashme me raketa nga ana e Hamasit, e cila u pasua nga rrëmbimi i një numri të madh pengjesh.
Incidenti vjen në një moment kur konflikti në Lindjen e Mesme ka marrë përmasa të frikshme, ndërsa Izraeli është përfshirë në disa fronte lufte
U mbush nje vit kur grupi militant palestinez sulmoi territorin izraelit nga toka, deti dhe ajri, duke vrarë 1.195 persona, 815 prej të cilëve civilë dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.
U Mbush nje vit qe izraeli ka vrare rreth 50 mije palestinez shumica te pafajshem gra e femije e Hamasi vazhdon te jete operacional.