Disa pamje të publikuara së fundi, tregojnë se sa shpejt ndodhën përmbytjet në Valencia, që iu morën jetën më shumë se 200 personave.
Një video e publikuar në rrjetin social ‘X’, tregon moment pas momenti se si ndodhi përmbytja. Brenda pak sekonda nga nisja e reshjeve, rrugët nisën të bllokohen nga vërshimi i ujit dhe baltës, ndërsa kalimtarët nxitojnë të largohen.
Gjithçka duket se ka ndodhur në më pak se një orë nga momenti kur nisi të binte shi. Koha e shënuar në video tregon se erërat e forta nisën rreth orës 7:17 të pasdites. Pas 20 minutash, rrugët nisën të bllokohen nga trafiku i rënduar, ndërsa njerëzit nxitojnë të largohen përpara se të nisë shiu. Rreth orës 7:40, uji nisi të mbulojë rrugët dhe në orën 8:00, gjithçka gjendej nën pushtetin e ujërave të rrëmbyer që morën me vete automjetet. Në këtë moment, autoritetet shpallën gjendjen e alarmit.
Përmbytjet e frikshme morën jetët e më shumë se 200 personave, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë për trupa në rrënojat e ndërtesave dhe brenda makinave që nuk arritën të largohen në kohë kur ndodhën përmbytjet.
Lini një Përgjigje