VIDEO/ Tjetër shpërthim nga pajisjet elektronike në Liban, dhjetra të vdekur dhe 3.000 të plagosur

18 Shtator 2024, 17:25Bota TEMA
VIDEO/ Tjetër shpërthim nga pajisjet elektronike në Liban,

Vetëm një ditë pasi një valë shpërthimesh përmes disa pajisjeve elektronike goditi Libanin duke vrarë tre persona dhe plagosur qindra të tjerë, një tjetër incident tragjik ka ndodhur ditën e mërkurë.

Një tjetër valë shpërthimesh ka shkaktur dhjetëra të vdekur dhe 3.000 të plagosur, mes të cilëve edhe civilë dhe fëmijë. Shpërthimet përfshinë jugun e Libanit dhe Beirutin, kryeqytetin e vendiit. Disa prej tyre ndodhën në momentin e ceremonisë funerale të tre pjestarëve të Hezbollahut, të vrarë vetëm një ditë më parë nga shpërthimet e pajisjeve biper, sipas raportimeve.

Ndërkaq, Ministri i jashtëm i Libanit paraljmëroi se këto shpërthime janë shenjë e keqe për zgjerimin e luftës.

Nga ana tjetër, Hezbollahu deklaroi të mërkurën se kishte sulmuar me raketa disa pozicione të ushtrisë izraelite, në shenjë hakmarrjeje ndaj shpërthimeve që ndodhën të martën, duke rritur kështu frikën e zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

1 Komente

  1. a
    a

    shiko sa mire ja aritet dites te jeni kamikaze te vetvetes. e pate tani sa mire eshte te shperthesh ne turme. injorante.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje