Zbulimi amerikan konfirmon dyshimet: Putin po kurohet nga kanceri

3 Qershor 2022, 16:08Bota TEMA

Zbulimi amerikan konfirmon dyshimet: Putin po kurohet nga kanceri

Dyshimet në media janë hedhur prej kohësh, por që Vladimir Putin nuk gëzon shëndet të plotë, këtë e pohojnë edhe shërbimet amerikane të zbulimit.

Gazetarët e prestigjiozes News Week kanë arritur të shohin disa raporte vlerësuese të hartuara nga zbulimi amerikan në fund të muajit të kaluar. Në to thuhet se Putin i është nënshtruar në fund të Prillit, një trajtimi kundër kancerit në fazë të përparuar. Raportet po ashtu konfirmojnë se në muajin Mars pati edhe një përpjekje për të vrarë presidentin rus.


News Week shkruan se vlerësimet, ekspertët e zbulimit i kanë dhënë duke analizuar shfaqjet e tij publike në të cilat dallohet rënie e theksuar e aktivitetit, duke qenë se ai më parë është marrë me sporte ekstreme.

Ekspertët thonë se këto me probleme shëndetësore pushteti i Putinit nuk është më absolut, por i konsiderueshëm. Megjithatë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka hedhur poshtë të gjitha këto dyshime.

3 Komente

  1. T
    Tirons

    Ahahahaha Ka nja 5 vjet qe na e siloni e risillni kte lajm Putini si kokrra molles

    Përgjigjjuni
    1. P
      P P

      ...kokërra e mollës për gruan tënde...

      Përgjigjjuni
    2. P
      Progon Pollogu

      Një nga shumë idiotizmat e lajmeve të rreme. Lufta nisi tashe 100 ditë më parë. Logjika thotë se një i sëmurë rëndë nuk ka as energji shpirtërore për të ndërmarrë një hap sic është lufta, qoftë edhe me përmasa qindra herë më pak përfshirëse se kjo. Pëtini është një përbindësh shpirtëror, me energji negative të madhe. Lajmet e kësaj natyre favorizojnë përbindëshin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje