Rusia akuzon Britaninë: Po ndihmon Ukrainën për të bërë propagandë me luftën

3 Qershor 2022, 14:55Bota TEMA

Rusia akuzon Britaninë: Po ndihmon Ukrainën për të

Ministria ruse e Mbrojtjes ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për pjesëmarrje në propagandë duke ndihmuar ukrainasit në krijimin e videove të inskenuara. Rusia pretendon se ato janë duke u filmuar në Ukrainën lindore dhe tregojnë forcat ukrainase duke përdorur armë perëndimore.

Ky nuk është pretendimi i parë i tillë i çuditshëm i bërë nga ushtria ruse. Moska akuzon rregullisht Ukrainën dhe vendet perëndimore për falsifikim të provave dhe organizim të “provokimeve” me qëllim që të fajësojnë Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës dhe bombardimin e zonave civile.

Në fakt, ka një sasi të madhe provash, shumica e të cilave janë regjistruar nga organizata të pavarura ndërkombëtare për krimet e luftës të kryera nga forcat ruse në Ukrainë.

Asnjë nga deklaratat dhe materialet e publikuara sot nga ministria ruse e mbrojtjes nuk kanë përmendur 100 ditëshin e pushtimit rus të Ukrainës.

Të enjten, uebfaqja e pavarur ruse e lajmeve Meduza raportoi se mediave të kontrolluara nga shteti u është thënë nga Kremlini që të mos “theksojnë jetëgjatësinë” e luftës në prag të momentit historik 100-ditor.

Lini një Përgjigje