
Frika e e hershme e një pushtimi të shpejtë u pasua nga tërheqja e forcave ruse dhe rezistenca e Ukrainës, e cila tani po përballet me ofensivën ruse në lindje. Sot janë shënuar 100 ditë nga fillimi i luftës por deri kur do të vazhdojë ?
Këtu janë pesë skenarë të mundshëm të luftës Rusi-Ukrainë.
1: Lufta e shkatërrimit
Lufta mund të vazhdojë për muaj – nëse jo vite teksa forcat ruse dhe ukrainase po shkatërrojnë njëra-tjetrën.
Asnjëra palë nuk është e gatshme të dorëzohet. Presidenti rus Putin thotë se mund të fitojë duke demonstruar durim strategjik, duke luajtur kumar dhe se vendet perëndimore do të vuajnë nga “lodhja e Ukrainës” dhe do të fokusohen më shumë në krizat e tyre ekonomike dhe kërcënimi që vjen nga Kina.
Megjithatë, Perëndimi vazhdon të tregojë vendosmëri dhe të furnizojë Ukrainën me armë. Lufta nga një konflikt i ngrirë, mund të shndërrohet në një “luftë të përjetshme”.
2: Shpallja e armëpushimit nga Putin
Po sikur presidenti Putin të befasonte botën duke shpallur një armëpushim? Ai mund të mjaftohet me fitimet e tij territoriale dhe të shpallte “fitoren”.
Ai mund të pretendojë se “operacioni i tij ushtarak” ishte i plotë: separatistët e mbështetur nga Rusia në Donbas janë të mbrojtur tashmë dhe ai arriti të krijonte një korridor tokësor për në Krime.
Më pas ai mund të bëjë presion mbi Ukrainën që të ndalojë luftën.
“Kjo është një taktikë që mund të përdoret nga Rusia në çdo kohë, nëse dëshiron të kapitalizojë presionin europian ndaj Ukrainës për t’u dorëzuar dhe hequr dorë nga territori në këmbim të paqes”, tha Keir Giles, ekspert për Rusinë në institutin Chatham House.
Ide të tilla janë diskutuar në Paris, Berlin dhe Romë: nuk ka nevojë për të zgjatur më luftën, tani ka ardhur koha për t’i dhënë fund dhimbjes ekonomike globale dhe për të vendosur një armëpushim.
Kjo, megjithatë, do të kundërshtohej nga SHBA, Britania e Madhe dhe pjesa më e madhe e Europës Lindore, ku politikëbërësit besojnë se pushtimi i Rusisë duhet të dështojë, për hir të Ukrainës dhe rendit ndërkombëtar.
Pra, një armëpushim i njëanshëm rus mund të ndryshojë narrativën, por jo t’i japë fund luftimeve.
3: Ngërçi në fushën e betejës
Po sikur Ukraina dhe Rusia të arrijnë në përfundimin se nevojitet një zgjidhje politike?
Ushtritë e tyre janë të rraskapitura, nuk kanë ushtarë dhe municione. Çmimi i rëndë në numrin e viktimave dhe ekonomik nuk justifikon më luftën e mëtejshme. Humbjet ushtarake dhe ekonomike të Rusisë nuk janë të qëndrueshme. Populli ukrainas është i lodhur nga lufta, duke mos dashur të shkaktojë më shumë viktima.
Po sikur lidershipi në Kiev – duke mos i besuar më mbështetjes së vazhdueshme perëndimore të vendosë se ka ardhur koha për të biseduar?
Presidenti amerikan Joe Biden e ka thënë hapur se qëllimi i Amerikës është që Ukraina të jetë “në pozicionin më të mirë të mundshëm në tryezën e bisedimeve”. Por mund të mos ketë një ngërç në fushëbetejë për shumë muaj dhe çdo zgjidhje politike do të ishte e vështirë, jo më pak për shkak të mungesës së besimit të Ukrainës në Rusi.
Një marrëveshje paqeje mund të mos zbatohet dhe mund të pasohet nga më shumë luftime edhe më të ashpra.
4: ‘Fitore’ për Ukrainën
A mundet Ukraina të arrijë fitoren? A mund të detyrojë Ukraina trupat ruse të tërhiqen?
“Ukraina patjetër do ta fitojë këtë luftë,” tha presidenti i vendit Volodymyr Zelensky për TV holandez këtë javë .
Po sikur Rusia të mos pushtojë të gjithë Donbasin dhe të pësojë më shumë humbje?
Sanksionet perëndimore goditën makinën luftarake të Rusisë. Ukraina po kryen kundërsulme, duke përdorur raketat e saj të reja me rreze të gjatë, duke rimarrë territoret ku shtrihen linjat e furnizimit ruse.
Ukraina e ka transformuar ushtrinë e saj nga një forcë mbrojtëse në një forcë sulmuese. SHBA nga ana tjetër ka deklaruar se do të furnizonte Ukrainën me armë, duke përfshirë sistemin raketor të artilerisë së lëvizshmërisë së mesme me rreze të mesme (HIMARS).
Ky skenar është mjaft i besueshëm që politikëbërësit të shqetësohen tashmë për pasojat e tij. Nëse Putin do të përballej me disfatën, a mund të përshkallëzohej lufta, duke përdorur armë kimike ose bërthamore?
“Më duket e pamundur që Putini të pranojë disfatën ushtarake konvencionale kur ka në dorë një opsion bërthamor,” tha historiani Niall Ferguson.
5: ‘Fitore’ për Rusinë
Po një “fitore” e mundshme ruse?
Zyrtarët perëndimorë theksojnë se Rusia, pavarësisht pengesave të hershme, ende planifikon të pushtojë kryeqytetin Kiev dhe të nënshtrojë pjesën më të madhe të Ukrainës. Rusia mund të përfitojë nga sukseset e saj në Donbas, duke zhvendsour ofensivën diku tjetër, ndoshta edhe duke synuar edhe një herë Kievin.
Presidenti Zelensky madje deklaroi se deri në 100 ushtarë ukrainas po vdesin dhe 500 të tjerë po plagosen çdo ditë . Populli i Ukrainës mund të ndahet në dy pjesë, disa duan të luftojnë, të tjerët duan ppaqe. Disa vende perëndimore mund të lodhen duke mbështetur Ukrainën.
Sipas një diplomati, Perëndimi duhet të testojë një armë bërthamore në Paqësor si një paralajmërim për Rusinë.
Ende nuk dihet e ardhmja e kësaj lufte./ Përktheu:abcnews.al
Në 105 ditë luftime, Rusia kontrollon 20%më shumë në Bashkim Sovjetik.
kurse jot ëmë,nuk kontrollon dot vrimën e bythës!! i merr muti shalët!! kështu është kur përdor vrimën e gabuar!!
pesë skenarë janë pak! tre aktorë,putana,zelenski dhe perëndimi! mund të bësh tërkuzë sa të duash,por një gjë po duket gjithnjë e më qartë!jo vetëm bashkimi total i natos,jo vetëm bashkimi i BEsë,por dhe kina po e kupton rrezikun që sjell putini!! dhe kina e kuptoi,si fillim se "superfuqia"e dytë ushtarake ishte një buçe e rrjepur nga qerja!!se kjo fuqi në dorë ka vetëm kërcënimin bërthamor!! si ky gazekaruc që ka shkruar diarrenë radhës dhe shumë politikanë të tjerë nuk kanë kuptuar se këtu nuk ka LUFTË,të fuqive a superfuqive!shumë nuk e kanë kapur se këtu bëhet fjalë për një lojë poker,me bomba bërthamore në dorë!! se këtu po luhet një BLLOF,i jashtëzakonshëm!! e bllofi nuk është thejsht një mashtirim i pastër,pra të mos kesh gjë në dorë e të shites sikur ke gjithçka!! këtu bllofi është "rusia ka shumë në dorë,por a do ta përdorë atë që ka apo jo"!! e në anën tjetë kemi përëndimin kundër,kinën dhe pjesën tjetër me zemër të ngrirë,por me shpresën që të fitojë perëndimi,duke mos i dhënë mundësinë rusisë,putinit,të përdorë atomin!! e gjithë bota,edhe ata që abstenojnë që bëjnë sikur janë miq dhe bile miqt e putanës ruse shpresojnë në humbjen e tij dhe eleminimin e rrezikut të shantazhit me armë atomike!! nëse perëndimi pranon një shantazh të tillë,nuk ka asnjë vënd tjetër që ti bëjë ballë!! nuk flas për sasinë e arsenalit bërthamor,mund ta kenë më të madh se rusia,flas për frikën nga një përplasje me rusinë!! ajo do të marrë guxim sa do të bëjë në mënyrë urdhëruese atë që bëri si kërkesë a si lutje 6 muaj më parë"tërheqjen e natos nga ish TW"!! po fitoi rusia,në fakt putini,jo vetëm që do të kemi urdhëra,deri në zhdukjen e çdo arme atomike që nuk është ruse,por dhe në planifikimin ushtarak të tërë botës!!bile për të treguar se e ka me të vërtetë,putini,rusia do të godasin një shtet,jo perëndimor të fuqishëm!ky do të jetë një shëmbull për të tjerët!! e që nga ai moment do të ketë një skllavopronar dhe gjithë bota skllevër që mund të konkurojnë me njëritjetrin,por duhet ti binden dajakut rus!! nuk ma merr mëndja që europa të pranojë të skllavërohet nga një muzhik rus!! ukraina do të marrë teritoret e saj,jo falë luftës së saj,por thjeshtë,se rusia do dobsohet aq shumë sa putini,cari xhuxh do pësojë atë që pësoi cari i fundit!! pas kësaj,me kalimin e kohës,brënda 10-20 viteve do të kemi një nato berinb-bering,një BE portogali - bering!! dhe kina ka shumë mundësi të shpëtojë nga xi dhe ti rikëthehet mënçurisë së tenit!!