
Në aspektin, ushtarak, kriza e Ukrainës ka riafirmuar vlerën e dronit turk, “Bayraktar”, duke hapur kështu parantezën e një ere të re në aktorët që e përcaktojnë atë. Droni në fjalë nuk është një alternativë e lirë për forcat ukrainase, përkundrejt sistemeve të fuqive kryesore, ai po shndërrohet në kallashnikovin e ri, për nga masiviteti i përdorimit dhe vlera e tij luftarake.
"Droni “Bayraktar” ka tërhequr vëmendjen e presidentit rus, Vladimir Putin dhe Ministria ruse e Mbrojtjes e ka përmendur atë të paktën 45 herë në publik që nga 24 shkurti…TB2 ka qenë një faktor i tillë në konfliktet në Siri, Irak, Libi dhe Nagorno-Karabakh si dhe në Ukrainë, aqë tani qëndron në krye të listës së eksporteve turke", shkruan agjencia “Reuters”.
Historia e kësaj njësie teknologjike është paradoksale: ushtria turke u detyrua të gjente rrugë për prodhimen e mjeteve pa pilot pas një embargoje nga SHBA. Kompania “Baykar” që e prodhon varuantin TB2 drejtohet nga dhëndrri i presidentit Erdogan, që po luan në këtë krizë në mënyrën tipike të një vendi që e përcakton pozicionin gjeopolitik mbi prizëm të dyfishtë.
Suksesi i dronit është i provuar tashmë në disa konflikte konvencionale dhe ka detyruar disa ushtri kryesore të shohin se një ndër njësitë kryesore të luftës, Tanku, të zhvlerësohet sidomos në operacione mësymjeje.
Lini një Përgjigje