Ursula von der Leyen: Trimëria e ukrainasve kërkon respekt

3 Qershor 2022, 11:03Bota TEMA

Ursula von der Leyen: Trimëria e ukrainasve kërkon respekt

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka thënë se BE-ja qëndron me Ukrainën teksa sot shënohen 100 ditë që nga pushtimi i Rusisë në vend.

Von der Leyen ka vlerësuar trimërinë e ukrainasve, që siç thotë ajo është për t’u respektuar.

“100 ditë më parë Rusia nisi luftën e saj të pajustifikueshme ndaj Ukrainës. Trimëria e ukrainasve kërkon respektin dhe admirimin tonë. BE qëndron me Ukrainën. Sot në Paris, do të diskutoj me Emmanuel Macron mbështetjen aktuale dhe të ardhshme të BE-së për vendin”, ka shkruar ajo.

Ukraina është përballur me një betejë të ashpër me rusët në këto 100 ditë, qëkur Vladimir Putin nisin pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt. Në një deklaratë të fundit, presidenti Volodymyr Zelensky bëri të ditur se Rusia kontrollon 20% të territorit të Ukrainës.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Sapo të mbaron punë me pushtuesit Gjerman në Ukrain, do drejton satelitët në Berlin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje