Biden thirrje për ndalimin e shitjes së armëve: Sa masakra të tjera jemi të gatshëm të pranojmë?

3 Qershor 2022, 10:04Bota TEMA

Biden thirrje për ndalimin e shitjes së armëve: Sa masakra

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Kongresit amerikan të gjejë më patjetër një mënyrë për të frenuar shitjen e armëve të sulmit duke marrë shkasë nga ngjarjet e fundit si sulmi më automatik në një shkollë fillore në Teksas ku u vranë 19 nxënës dhe dy gra.

“Për hir të Zotit, sa masakra të tjera jemi të gatshëm të pranojmë?” tha Joe Biden.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt të hënën në mbrëmje, zoti Biden tha disa herë “Mjaft më, mjaft më” dhe shtroi pyetjen se çfarë do të duhej për të ndryshuar ligjet e armëve në Amerikë. 

Biden bëri thirrje për një ndalim mbarëkombëtar të shitjes së armëve gjysmë automatike. Ai kërkoi gjithashtu që të forcohen kontrollet mbi dosjet kriminale dhe historia psikologjike e blerësve të mundshëm të armëve.

 

1 Komente

  1. L
    Laku

    IK ORE MATUF SE KE 50 VJET NE POLITIKE DHE FLET SIKUR KE PESE MUAJ.PSE NUK KE VEPRUAR DERI TANI APO TE PELQEJNE PARATE E KOMPANIVE TE ARMEVE QE TE FINANCONJE FUSHATAT.AS KOKE KUQI USA NUK TE BESON ME.I KANE ARDHUR TRUTE PALLOSHIT.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje