
Sipas një raporti, zyrtarët rusë janë gjithnjë e më shumë të frustruar me refuzimin e dukshëm të Kinës për të ofruar më shumë mbështetje, shkruan skynews.
Ndërsa Pekini vazhdon të mbështesë publikisht Rusinë dhe i ka cilësuar në mënyrë të vazhdueshme sanksionet perëndimore si të paligjshme, sipas The Washington post duke cituar një zyrtar kinez diskutimet e fundit midis dy vendeve ishin “të tensionuara”.
Sipas raportit, Kina po përpiqet të ruajë marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë, duke shmangur gjithashtu sanksionet, të cilat janë cilësuar nga zyrtarët amerikanë si “kontradiktore” dhe “të vështira për t’u përmbushur”.
Ndërkohë sipas një burimi në Kinë, administrata e Presidentit Xi Jinping nuk ishte e gatshme t’i ofronte ndihmë të pakufizuar Moskës pas pushtimit të Ukrainës.
“Kina e ka bërë të qartë pozicionin e saj për situatën në Ukrainë dhe për sanksionet e paligjshme kundër Rusisë”, thanë ata.
“Ne e kuptojmë gjendjen e vështirë të Moskës. Por ne nuk mund ta shpërfillim situatën tonë në këtë dialog. Kina do të veprojë gjithmonë në interesin më të mirë të popullit kinez.”
Lajmi vjen disa ditë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken tha se SHBA nuk kishte parë një “përpjekje sistematike” nga Kina për të ndihmuar Rusinë t’i shmangej sanksioneve -as ndonjë mbështetje të rëndësishme ushtarake nga Kina për Rusinë.
Duke pasur parasysh rëndësinë e marrëdhënieve të saj strategjike me Kinën, çdo sugjerim i kufizimeve në mbështetjen e Pekinit për Moskën do të jetë në mënyrë të pashmangshme burim shqetësimi në Kremlin.
Kina Rusia dhe Shqipëria kanë miqësi 100 vjeçare.
Loqe ????????
'...jane frustruar' - uu...sa te mencur keta gazetaret. Kane mesuar disa fljale te huaja duke lexuar larte-e-poshte neper faqe te ndryshme te internet dhe nuk ngurojne ti perdorin ata kudo. Nje nga te 'dhenat' qe slavet kane perdorur kunder shqiptareve eshte se shqiptaret jane grupe endecakesh te ardhur ne Balkan me nje gjuhe bastarde te huazuara nga popujt e tjere. Brezi i ri, kryesisht ata te ardhur nga shpellat, po mundohen te vertetojne dokrat e sllave.